Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur këtë pasdite në liqenin e Prushit, në Tiranë, ku janë mbytur dy të mitur.
Mesohet se në liqen kanë qenë duke u larë një grup fëmijësh, ku 4 kanë dalë nga uji, ndërsa 2 të tjerë jo.
Polumbarët e RENEA-s kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të të miturve.
Ndërkohë, priten edhe prindërit për të marrë të dhëna mbi viktimat, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.
Nga të dhënat e para, dyshohet që të miturit janë nga zona e Kombinatit./m.j