• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhen detaje nga atentati i dështuar ndaj “Leksit të druve”/ Shoqërohen disa persona, pritet dëshmia e të plagosurit

by Java News
02/12/2020 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qyteti i Lezhës nuk ka gjetur qetësi ditën e djeshme, pasi brenda disa orësh janë shënuar dy atentate, fatmirësisht pa viktima.

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Lezhë-Milot Policia ka marrë njoftimin se është qëlluar me armë në drejtim të një personi. I plagosur ka mbetur shtetasi Aleksandër Deda, 42 vjeç, i njohur ndryshe edhe si “Leksi i druve”.

Ditën e sotme pritet që të japë dëshminë e tij Aleksandër Deda për të zbardhur ngjarjen e plotë që i ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës.

Deda u godit me plumba në gjoks nga disa persona ende të paindetifikuar. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat disa shtetas të cilët mund të kenë pasur gisht në këtë ngjarje.

Sipas informacioneve të dhëna nga uniformat blu në Policinë e Lezhës, mësohet se autorët që tentuan të vrisnin 42-vjeçarin kanë qenë dy, ndërsa dështuan në ekzekutimin e objektivit të tyre.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në autostradën Lezhë-Laç, ku një makinë tip “Audi”, i është afruar asaj të biznmenit dhe ka qëlluar me breshëri ndaj tij. Teksa sulmohej me plumba, 42-vjeçari ka manovruar mjetin, por nuk ka shpëtuar pa marrë një plumb në gjoks. Edhe pse i plagosur, i riu ka vazhduar t’i japë mjetit duke shkuar vetë në spitalin rajonal. Por për shkak të gjendjes së tij të rënduar është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, Policia e Lezhës po heton të shkuarën e 42-vjeçarit jashtë Shqipërisë, ku edhe ka jetuar për shumë vite.

Ndërkohë, në vendin ku ndodhi ngjarja burimet thanë se nuk ka pasur ndonjë person tjetër të pranishëm. Ata thanë se do të mblidhen të gjitha pamjet e sigurisë që mund të gjenden në bizneset që ndodhen në zonën e ngjarjes, çka mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

g.kosovari

Next Post
Një borë e zezë që nuk rresht…

Një borë e zezë që nuk rresht…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi

March 12, 2026
Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

March 12, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vendimi për Ballukun-Vangjeli: Qëndrimet e palëve ndryshojnë, kur njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës

March 12, 2026
“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In