Janë zbardhur të tjera detaje nga aksidenti i familjes dibrane në rrugën nacionale Burrel-Milot.
Të plagosur janë gjyshërit, prindërit dhe dy fëmijët, të cilët janë transportuar në Spitalin e Burrelit, ku njëri prej tyre është sjellë me urgjencë në Spitalin e Traumës, në Tiranë.
Ka qenë njëri prej anëtarëve të familjes, i cili ka mundur të dalë nga mjeti dhe të kërkojë ndihmë, duke shmangur tragjedinë dhe duke shpëtuar të gjithë anëtarët e tjerë të familjes.
Drejt Tiranës është sjellë një fëmijë 4 vjeç, ndërsa në mjet ka qenë dhe një fëmijë 12 vjeç, prindërit e tyre dhe gjyshërit e fëmijëve.
/b.h