• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhen debatet/ TIA injoroi paralajmërimet e policisë për problemet e sigurisë

by A R
04/07/2016 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Top Channel ka siguruar pjesë nga procesverbali i mbledhjes së 13 majit të Këshillit të Sigurisë së Aeroportit, kur drejtuesve të tij u është njoftuar edhe raporti i testimeve sekrete.

Në këtë mbledhje, një muaj e gjysmë para grabitjes, Aviacioni Civil, Policia e Shtetit, Ministria e Transporteve dhe ekspertë të pavarur kanë ngritur alarmin e cënimit të rëndë të sigurisë, por kanë ndeshur në indiferencën e përfaqësuesve të “Airport Partners”, të cilët kanë mbrojtur gjithashtu punën e firmës së sigurisë ICTS, të cilën e cilësojnë si punë të shkëlqyer.

Ilir ALIMEMA, “Airport Partners”: Faleminderit. Ne jemi në dijeni të gjithë kësaj, por nuk jemi në dijeni të raportit dhe pa u njohur me të mund të themi se nuk jemi në raport të barabartë. Kur raporti të vijë zyrtarisht dhe të njihemi konkretisht me gjetjet do të shprehim dhe ne sugjerimet tona.
Aleksandër LIPIVANI: Raporti do t’ju vijë por problemi është dhe sistemi i kamerave, të cilën e kemi diskutuar dhe dy-tre herë këtu në komitet dhe shohim se nuk ka asnjë përmirësim të tyre dhe nga të cilat punojnë vetëm 15% të kamerave. Kjo është e patolerueshme.

Aleksandër LIPIVANI: Raporti do t’ju vijë por problemi është dhe sistemi i kamerave, të cilën e kemi diskutuar dhe dy-tre herë këtu në komitet dhe shohim se nuk ka asnjë përmirësim të tyre dhe nga të cilat punojnë vetëm 15% të kamerave. Kjo është e patolerueshme.

Ilir ALIMEMA: Nëse kjo është pjesë e raportit do të keni përgjigje dhe për të.

Aleksandër LIPIVANI: Është apo jo pjesë e raportit nuk ka rëndësi. Kjo mangësi është gjetur dhe nga auditet e kryera nga ndërkombëtarët.

Genc MEREPEZA, Drejtoria e Kufirit: Së paku kjo është diskutuar në të gjitha takimet që kemi patur. Problem tjetër është dhe ai i rrethimit të perimetrit, i cili në disa vende është i dëmtuar.

Bahri SHAQIRI: Të gjitha këto probleme që tha z.Genc Merepeza janë të mbartura dhe nuk vihet re asnjë lloj ndryshimi nga ana e kompanisë tuaj

Ilir ALIMEMA: Nuk kam gjë tjetër përveç atyre qe thash.

Aleksandër LIPIVANI: Ju jeni informuar për gjithçka nëpërmjet informacioneve të takimeve të zotit Bujar me zotin Vangjel Nikolla në ambientet tona. Tashmë gjithçka dihet dhe është e regjistruar nga kamerat.

Genc MEREPEZA: Në lidhje me problemet në Aeroportin e Rinasit, meqenëse kemi dhe përfaqësuesin e Aeroportit këtu, do të doja një përgjigje të sinqertë në lidhje me kompaninë që kryen shërbimin e sigurisë, e kryen siç duhet ajo detyrën apo jo? Ne duhet të punojmë shumë që të mos themi “o bobo” nesër

Ilir ALIMEMA: Unë ju konfirmoj se bën punë të shkëlqyer, është viti i 11 që kjo kompani është aty dhe është viti i 11 që kjo kompani është e liçencuar dhe e njohur nga Autoriteti nën mbikëqyrjen e vazhdueshme. Drejtuesit e kësaj kompanie janë te liçencuar po nga Autoriteti, kështu që unë nuk mund të them gjë tjetër. Përsa i përket problemit të aksesit të kamerave, ne kemi një detyrim kontraktor që është kontrata e konçesionit dhe çfarë do të thotë, që ju të keni akses aty tek ato kamera.

Genc MEREPEZA: Të duam të kemi akses për të marrë pamjen në kohë reale, pse unë duhet të pres që të marrë një telefonatë tënden që po ndodh ngjarja, ose të ketë një punonjës të policisë të akomoduar në ambientet e sallës së kamerave me numrin e vetë, me butonin e vetë që të japë alertin në momentin e duhur.

Ilir ALIMEMA: Pa e paragjykuar kërkesën, por mendoj se një kërkesë specifike duhet t’i drejtohet TIA-s të ardhur nga autoriteti juaj për këtë aksesin e kamerave, si ju e konceptoni dhe çfarë kërkoni. Pra, të detajuar që çfarë ne mund të bëjmë dhe çfare ju duhet të bëni.

Genc MEREPEZA: E kemi parë në sallën e kamerave që ju keni monitorët dhe ju na keni thëne që s’keni ku mund të qëndroni pasi ambienti është i vogël dhe janë operatorët.

Teuta KRASNIQI, eksperte e pavarur e sigurisë: Se si ka mundësi që policia mos të këtë akses mbi këto kamera. Nëse ndodh diçka në Aeroportin e Tiranës askush nuk thotë që ka ndodhur kjo gjë dhe se në aeroport është një kontraktues gjerman. Nëse tashmë do te këtë një kontraktues tjetër, unë mendoj se patjetër duhet të rishikohet mirë kontrata, roli i policisë në atë kontratë duhet të përcaktohet qartë në draftin që do të përgatitet që policia të këtë akses në gjithë kamerat e aeroportit./a.m.

Next Post

Horoskopi 5 Korrik 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In