• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhen debatet në Komisionin e CEZ, fyerje dhe kërcënime Spaho-Hiçka

by A R
09/02/2017 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Komisioni Hetimor i drejtuar nga demokratët për hetimin e zgjidhjes me marrëveshje të konfliktit mes shtetit shqiptar dhe kompanisë CEZ është përfshirë në debate të ashpra gjatë marrjes në pyetje të Avokates së Shtetit, Alma Hicka.

Kryetari i Komisionit Hetimor, Edmond Spaho, e ka pyetur Hickën se kush e autorizoi që të negociojë me palën çeke për t’i ofruar 100 milionë euro për të mbyllur konfliktin, por kjo e fundit ka deklaruar se këtyre pyetjeve u ishte përgjigjur në seancën e kaluar. Por Spaho i ka kërkuar disa herë Avokates së Shtetit që të mos sillej në mënyrë arrogante, por t’u jepte përgjigje pyetjeve.

Tonet u acaruan kur Spaho i kërkoi disa herë Avokates së Shtetit që të pushonte dhe të dëgjonte pyetjet, por ajo ka përsëritur vazhdimisht se po shkelin rregullat e marrjes në pyetje të dëshmitarëve. “Ju nuk jeni prokuror i kohës së komunizmit, ju jeni kryetar i Komisionit Hetimor, dhe duhet ta drejtoni procedurën sipas Kushtetutës”, iu drejtua Hicka Spahos. Mbledhja është ndërprerë për disa çaste, pasi asnjëri nga të pranishmit nuk lejonte tjetrin të fliste.

SHERRI NË KOMISION

Edmond Spaho: Çfarë i keni sugjeruar grupit negociator, kryeministrit dhe ministrit për çështjen e DIA-s? Në këtë çështje, pavarësisht ashpërsisë së termit, po gënjeni të gjithë si dëshmitarë. Nga ministri, kryeministri dhe ju po ashtu. A ka mundësi të më dëgjoni?

Alma Hicka: Jo, nuk ka asnjë mundësi. Unë nuk jam këtu për t’ju dëgjuar juve, por për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Edmond Spaho: Mbylljani mikrofonin zonjës.

Alma Hicka: S’kam ardhur t’ju dëgjoj juve dhe komentet tuaja personale për këtë çështje, por t’u përgjigjem pyetjeve. Nëse ju i keni mbaruar pyetjet tuaja, atëherë më lejoni të largohem.

Edmond Spaho: Provo të largohesh, provo të largohesh! Do të largohesh kur të të jap unë leje.

Alma Hicka: Të lutem shumë, se nuk më kërcënon ti mua!

Edmond Spaho: Do të largohesh kur të të jap unë leje. Ju jeni thirrur që t’u përgjigjeni pyetjeve, deri më një, pavarësisht se po u bëni bisht të gjitha pyetjeve…

Alma Hicka: Mund ta mbyllësh mikrofonin, po të siguroj që zëri im arrin edhe pa mikrofon. Dhe ti s’mund të më kërcënosh mua, provo të largohesh apo jo. Unë s’kam ardhur këtu për ty, por në respekt të Komisionit Hetimor.

Edmond Spaho: Zonjë, ju po gënjeni para Komisionit Hetimor. Dhe unë do t’jua vërtetoj që ju po gënjeni.

Alma Hicka: Zoti kryetar, ju po shkelni ligjin dhe po fyeni.

Edmond Spaho: Në 4 dhjetor 2012…

Alma Hicka: Zoti kryetar, ju po shkelni ligjin.

Jorida Tabaku: Mos fol, moj zonjë…

Edmond Spaho: A ka mundësi të pushoni?! Fikjani mikrofonin!

Alma Hicka: Ju po i drejtoheni dëshmitarit në mënyrë antikushtetuese. Ju po e drejtoni Komisionin në mënyrë të kundraligjshme. Unë s’jam këtu për t’ju dëgjuar juve, por për t’iu përgjigjur pyetjeve. Nëse s’keni pyetje, mos i mbani njerëzit kot në Komision.

Edmond Spaho: A ka mundësi të pushosh dhe të dëgjosh?

Alma Hicka: Jo, nuk ka asnjë mundësi. Kur ju ta drejtoni Komisionin sipas ligjeve, atëherë do të pushoj.

Edmond Spaho: Në 4 dhjetor të vitit 2012, zonjë e nderuar. Duhet të mësosh që pala çeke ka refuzuar. A ka mundësi të pushoni?!

Alma Hicka: Ju nuk jeni prokuror i kohës së komunizmit, ju jeni kryetar i Komisionit Hetimor, dhe duhet ta drejtoni procedurën sipas Kushtetutës. Ju nuk mund të më mbani këtu që unë të dëgjoj mendimin tuaj.

Edmond Spaho: Ju do të përgjigjeni se jeni Avokate e Shtetit dhe i keni vënë një barrë shtetit me 108 milionë euro. S’po thoni të vërtetën. Ka mundësi të dëgjoni?

Alma Hicka: Zoti kryetar, ju jeni duke fyer dëshmitarin. Nuk do t’ju dëgjoj, po më fyeni dhe po më thoni arrogante. Unë në detyrën e gjyqtares nuk kam guxuar kurrë t’i drejtohem dëshmitarit në këtë mënyrë. Nëse rregullat e Kodit të procedurës Penale do të ishin zbatuar, ju do të ishit përjashtuar nga ky Komision.

Jorida Tabaku: Zonjë, keni 20 minuta që po bërtisni. Po bëni prova shumë të mira për t’u bërë deputete mandatin tjetër. Seancën e kaluar sikur ju shua zëri, pas provave për lidhjet e bashkëshortit tuaj.

Alma Hicka: Nuk kam ardhur këtu t’ju dëgjoj për shuarjen e zërit tim.

Jorida Tabaku: Një dëshmitare të tillë që flet me arrogancë dhe nuk pranon të përgjigjet ky Parlament, ky Komision nuk e ka parë ndonjëherë.

Alma Hicka: Ti je deputete e Republikës së Shqipërisë.

Jorida Tabaku: Mua m’u drejto me “zonja Tabaku”, dhe “ti” shko foli dikujt tjetër.

Edmond Spaho: Jepini pak ujë që të qetësohet

/b.d

Next Post
Surprizon eksperimenti britanik / Meshkujt e stresuar preferojnë femrat e shëndosha

Surprizon eksperimenti britanik / Meshkujt e stresuar preferojnë femrat e shëndosha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In