• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Audio e re nga gjyqi i Veliajt, Ols Dado: Është gënjeshtar patologjik…është shumë i pisët!

by S T
25/02/2025 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Report Tv ka siguruar një tjetër pjesë nga audio e seancës së masës së sigurisë për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mbajtur në 12 shkurt 2025 në Gjykatën e Posaçme.

Në audion e seancës, të cilën avokatin e ka tërhequr nga gjykata dhe ia ka vënë në dispozicion palës së akuzuar dhe që Report Tv e disponon, dëgjohet teksa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke bërë mbrojtjen përballë prokurorëve Ols Dado e Altin Dumani dhe gjyqtarit Erjon Bani kërkon të dijë arsyen pse është në burg dhe larg detyrës së tij si kryetar i bashkisë.

Gjatë seancës prokurori i drejtohet Veliajt duke thënë se është ‘gënjeshtar patologjik’ madje në një moment madje dhe ‘është shumë i pistë” , e në një moment i thonë se do i bëjnë surprizë, çka detyrojnë edhe gjyqtarin t’i tërheqë vëmendjen.

Në seacën e 12 shkurtit gjyqtari Erion Bani konfirmoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Erion Veliaj për akuzën e korrupsionit pasiv në 9 raste dhe pastrim parash. Veliaj aktualisht ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Pjesë nga biseda që dëgjohet në audio:

Gjykatësi: Fjalën e ka zoti Veliaj. Atëherë, pa… besoj i keni mbajtur shënim çfarë keni… vetëm përsëritje të mos bëjmë në ato që keni… mund të shtoni diçka tjetër, çfarë të doni ju, vetëm jo të njëjtat gjëra në atë që keni cituar.

Erion Veliaj: Ju falenderoj i nderuar z. Gjyqtar, por e vetmja gjë që unë nuk dëgjova është unë pse jam në burg? Pra, i dëgjova të gjithë, por nga prokuroria nuk dëgjova, unë pse jam në burg? Pra, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, i votuar nga populli, në krye të detyrës, duke hapur kopshte dhe çerdhe. Unë nuk dëgjova, unë pse jam në burg? Pra, dëgjova arsyetime të gabuara, më pëlqejnë, s’më pëlqejnë, për të gjithë, nuk dëgjova për veten time. Unë pse jam në burg? Pse jam në burg? Pse jam larg familjes? Pse jam larg detyrës kur e kam bërë me shumë përkushtim këtë detyrë. Dhe ajo që më rezulton që po ndodh është se këtu po ndodh një veting. Një veting! E kemi konsumuar edhe me prokurorin dhe tha: Sa mirë ne tha, që na bëtë zbor për vetingun, tani e ke radhën ti. Tani kjo nuk funksionon kështu. O të kemi një ligj për veting për politikanët dhe unë mund ta mendoj, i futem, s’i futëm kësaj pune…

[Prokurorët ndërhyjnë, por nuk dëgjohet mirë në audio]

Erion Veliaj: Sepse, i nderuar gjyqtar, kur i referohesh atyre materialeve për udhëtime me çarter, janë ato të Sava Tours-it…

Prokurori: Je një gënjeshtar patologjik…

Erion Veliaj: Flasim për udhëtime nga këto…

Prokurori: Është një gënjeshtar patologjik…

Erion Veliaj: …Antalia, Bodrum, të 2004-ës të 2006-ës…

Prokurori: Je një gënjeshtar patologjik. Je një njeri që gënjen.

Erion Veliaj: …kam qenë 24 vjeç, 26 vjeç, të 2007 27 vjeç, çfarë lidhje ka? Pra, ky është një veting i jetës sime.

Prokurori: …është shumë i pistë.

Erion Veliaj: Pra, Nesti Angoni, që është një instrument në këtë rast, për t’i bërë një veting jetës time kur nuk ka ligj vettng-u. Pra, ne nuk kemi faj, nuk kemi incenerator, nuk kemi 5D, por këtij do t’i kapim një gjë patjetër. Kshu që kemi gjithë jetën e këtij. Pra, për çfarë po akuzohem unë? S’e tha asnjë prej prokurorëve. Unë pse jam në burg sot? Kjo është shumë e rëndësishme. Dhe aplikimi i një ligji që është për të tjerë njerëz… ta dija që kishte një ligj vetingu që unë duhet të kontrolloj të gjithë avionët ku futem, ku dal, kush është tjetër në avion… në avion mund të ketë qenë edhe Bin Laden, ku e di unë? Unë nuk skanoj avionët kur futem. Kështu që, më duket e tepruar, pra presupozimi, insinuata, këto hilet e vogla që shiko se e keni filluar ju që në vitin 2004. në 2004 çfarë? Unë hidhja letër higjienike te Albtelekomi në 2004. Unë çoja ato gomarët për buxhetin e arsimit. Pra, çfarë kam filluar unë në 2004 që kjo qenka dëshmi… pra, më paska korruptuar mua Gent Sula në 2004 se paske qenë në një avion…

Prokurori: Po s’ta ka thënë kush atë, s’ta ka thënë kush atë!

Erion Veliaj: Kjo është shumë e rëndësishme. Së dyti, së dyti…

[Gjyqtari tërheq vëmendjen]

Prokurori: Po thotë gjëra të pavërteta zoti kryetar…

Erion Veliaj: Tani unë e dëgjova, zoti kryetar…

Prokurori: As ligj vetingu.

Erion Veliaj: …duhet të dëgjojë.

(Gjyqtari tërheq vëmendjen)

Prokurori: I ke të regjistruara, i ke të regjistruara zotëri.

Erion Veliaj: Mund të më dëgjosh, se unë të dëgjova.

Gjykatësi: Prokuror!

Erion Veliaj: Edhe një herë! Mos e tundni dorën ashtu se unë ju dëgjova…

Gjykatësi: Prokuror!

Prokurori: Gënjeshtar, gënjeshtar, gënjeshtar.

Prokurori: Je patologjik! Je patologjik!

Erion Veliaj: Kjo është një situatë e pabarabartë.

Gjykatësi: Prokuror!

Prokurori: I ke të gjitha të regjistruara…

Gjykatësi: Prokurori!

Prokurori: Po ta bëj dhe këtë surprizë.

Gjykatësi: Prokurori!

Prokurori: Hë!
Gjykatësi: Atëherë gjykata…

Erion Veliaj: Zoti Kryetar,

Gjykatësi: Atëherë…

Erion Veliaj: Kjo është e pabarabartë…

Gjykatësi: Atëherë, gjykata ju bën më dije që, pavarësisht çfarë thotë, duhet të respektojmë, siç ju dëgjoi zoti Veliaj, dhe ju duhet ta dëgjoni. Kështu e ka perceptuar, kështu po e thotë. Vazhdoni!

Erion Veliaj: Ndaj, i nderuar Kryetar, kjo është një situatë e pabarabartë. Unë jam në burg dhe nuk dëgjova pse…

Next Post
Nga ulja e çmimit të energjisë te përparimi në procesin e integrimit, Rama: BE nuk bën dhurata, vetëm hesape! Nëse s’do i kishim “bërë detyrat”…

Nga ulja e çmimit të energjisë te përparimi në procesin e integrimit, Rama: BE nuk bën dhurata, vetëm hesape! Nëse s'do i kishim "bërë detyrat"...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

December 25, 2025
Anketa: 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

Anketa: 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

December 25, 2025
Ushtria kundërshton akuzat ndaj Presidentit: Ka qenë vetëm kërkues shkencor deri në 2018

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë!

December 25, 2025
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

December 25, 2025
Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall

Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall

December 25, 2025
Mesha e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Pali”, Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Mesha e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Pali”, Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

December 25, 2025
“Vdektë!”, Zelensky për Putinin në mesazhin e Krishtlindjes drejtuar popullit ukrainas

“Vdektë!”, Zelensky për Putinin në mesazhin e Krishtlindjes drejtuar popullit ukrainas

December 25, 2025
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, Rama uron me “Çetën e Profetëve”

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, Rama uron me “Çetën e Profetëve”

December 25, 2025
ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com