• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhen akuzat për Arben Çukon dhe 4 të tjerët

by Java News
20/06/2019 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet dhe çon në gjykatë ish drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko dhe 4 të pandehur të tjerë për akuzën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë. RTV Ora siguron dokumentin.

Sipas prokurorisë nga përgjimi , biseda ka rezultuar se kundrejt dhënies dhe përfitimit të paligjshëm në vlera monetare dhe materiale, kanë realizuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi nga vendi i vuajtjes së dënimit në IEVP Burrel, në një vend tjetër vuajtje dënimi, sipas preferencës së vetë të dënuarit, në IEVP Fier.

“Nga hetimet proaktive të kryera me metoda speciale të hetimit, si përgjimet telefonike, ambientale dhe vëzhgime, ka rezultuar se një grup personash, banorë të qyteteve të ndryshme të vendit, vepronin në formën e veçantë të bashkëpunimit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të shteteve të Bashkimit Europian. 

Si rezultat i përdorimit të këtyre metodave të hetimit, nga përgjimi i bisedave telefonike tëtë të pandehurve Arben Çuko, Artur Balla, Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Denis Llaftiu, është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre personave, të cilët kundrejt dhënies dhe përfitimit të paligjshëm në vlera monetare dhe materiale, kanë realizuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi nga vendi i vuajtjes së dënimit në IEVP Burrel, në një vend tjetër vuajtje dënimi, sipas preferencës së vetë të dënuarit, në IEVP Fier” thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Në gjykatë 

1. Arben Çuko (Ish Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve), akuzuar për kryerjen e veprës penale  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

2. Qerim Musha, akuzuar për veprën penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve   të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245, 25 i Kodit Penal.

3. Olsi Karagjozi, person që po vuan një dënim të mëparshëm, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245, 25 i Kodit Penal.

4.Artur Balla, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv  i funksionarëve   të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nganeni245, 25 i Kodit Penal.

5. Denis Llaftiu, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245, 25 i Kodit Penal.

Gjykimi tjetër

Po në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr.339 të vitit 2016, është paraqitur kërkesa për gjykim të 12 të pandehurve të tjërë dhe ndodhen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, akuzuar për veprat penale“ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Hetimet vazhdojnë për evidentimin e secilit fakt penal të rezultuar gjatë hetimit të kësaj çështjeje dhe për autorët e veprës penale.

Next Post
FOTO/ Abigail Ratchford fiton 900 mijë euro nga postimet në “Instagram”

FOTO/ Abigail Ratchford fiton 900 mijë euro nga postimet në "Instagram"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In