Zbardh takimin/ Babai i Klodianit me Ramën: Nuk dua lëmoshë, ti vendos 700 pensione, une dua vetëm drejtësi

Babai

Babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, që u vra nga një efektiv i Forcave Shqiponja, ka zbardhur detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit i shkoi për ngushëllim.

Në një intervistë në “Klan Kosova”, babai i të ndjeri tregoi se ia ka bërë të qartë që në takimin e parë kryeministrit se pensioni që shteti do t’i caktonte do të shkonte për fëmijët në nevojë, sikurse edhe ndodhi.

Ai ka treguar se nuk e ka pranuar pensionin, por ka kërkuar vetëm që e vërteta të zbardhet.

Babai i Klodianit: Kryeministrit i thashë: Kryeministër, unë jam kryetar i familjes, ti je kryetar i shtetit. Je ai që do i mbrosh si fëmijët e mi, njësoj si të tutë. Nëse ke ardhur për ngushëllim je i mirëpritur si çdo qytetar.

Nuk kërkoj asnjë lloj lëmoshe, apo mëshire, se i kam rritë fëmijët me djersën e ballit.

Shtetit nuk i kërkoj ndihmë, por dinjitetin e familjes sime. Nëse e mendoni si unë ju faleminderit. Unë nuk kam nevojë për para, por kam nevojë që çështja të zbardhet dhe të shërohet një pjesë e plagës.

Nëse ju e ndjeni se jeni pjesë e fajit, ti vendos 700 pensione, unë sot e deklaroj jepja njerëzve të varfër, fëmijëve të sëmurë, të gëzojnë ata prindërit shëndetin e fëmijës së tyre.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com