• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zastava, kompania e makinave legjendare jugosllave kalon në histori

by Aalison Pearse Stevens
25/07/2016 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Makinat – dikur popullore në të gjithë ish-Jugosllacinë – nuk janë prodhuar më prej vitesh. Por “kyçi në derën e fabrikës” në Kragujevac – shënon mbylljen e këtij kapitulli që për disa qe “një e shkuar më e mirë”. Një gjykatë në Serbi urdhëroi mbylljen e saj dhe fillimin e procedurave të likujdimit javën e kaluar.

Kompania Zastava Automobile nga Kragujevac u shpall e falimentuar të enjten për shkak të borxheve në rritje dhe pasi llogaria bankare e saj qëndroi e bllokuar për më shumë se 701 ditë.

Gjykata Tregtare në Kragujevac, duke vepruar pas propozimit të Ministrisë së Ekonomisë, nisi procedurat e likujdimit për shkak se kapitali i Zastavës shënon vlerën negative të minus 410 milionë eurove.

“Fabrika u ndërtua në periudhën pas luftës së Dytë Botërore në vitet 1950 dhe ndërsa ne ndërtuam fabrikën, edhe fabrika na ndërtoi ne,” tha Slavoljub Bataveljic, president i klubut të fansave “Fica” dhe ish punëtor në Zastava.

“Ajo pati ndikim të stërmadh në qytetin e Kragujevacit, i cili filloi të lulëzojë pasi fabrika u hap,” shtoi ai.

Në vitet 1950, makina e vockël “Fica”, ndërtuar sipas modelit të Fiat 600, u bë simbol i modernizimit dhe suksesit të shoqërisë së re socialiste të Jugosllavisë.

Deri në vitin 1985 u prodhuan gati 1 milionë makina të këtij modeli, makinë që në mënyrë metaforike i vendosi jugosllavët në timon.

Bataveljic i tha BIRN se mbyllja përfundimtare e fabrikës qe një ngjarje emocionale për të.

Rreth 300 ish-punonjës janë gjithashtu duke këkruar pagat e prapambetura me vlerë prej 120 milionë dinarësh (rreth 1 milionë euro). Ata kërkojnë paga të pashlyera për vitet nga 1997 deri më 2001.

Ish-punëtorët kërkuan gjithashtu që procedurat e likujdimit të shtyheshin për të kryer një rivlerësim të përmasave reale të aseteve të fabrikës, për të cilat kanë pretendime se janë shumë më të mëdha nga sa paraqiten në bilanc.

Në kohën kur u mbyll, kompania kishte gjithsej tri punonjës. Në vitin 1989, para sanksioneve ndërkombëtare dhe fillimit të luftës në Jugosllavi, kompania kishte 13,500 punonjës dhe realizonte 220 mijë makina në vit.

Modeli Fica qe i lehtë për t'u riparuar. Foto: Facebook

Modeli Fica qe i lehtë për t’u riparuar. Foto: Facebook

Gjithçka ndryshoi në vitet 1990 kur, për shkak të sanksioneve dhe luftës, fabrika ndërpreu punën dhe Kragujevac mori nofkën “lugina e urisë”.

Në vitin 2008, pronat dhe pajisjet e Zastava Automobile u transferuan te një kompani e re, Fiar Serbia, aktualisht Fiat Chrysler Automobiles Serbia, ndërsa borxhet dhe punonjësit e tepërt mbetën te Zastava.

Zastava qe një nga simbolet më të njohura të ish-Jugosllavisë për shkak se makinat e prodhuara në këtë fabrikë u përdorën nga shumica e popullsisë në ish-Jugosllavi por qenë popullore edhe nëpër Ballkan e vende të tjera.

Ka ende shumë grupe fansash nëpër rajon që festojnë për makinat e prodhuara në këtë fabrikë, veçanërisht për modelin Zastava 750, ose “Fica”.

Fica në rrugët e Jugosllavisë. Foto: Facebook

Fica në rrugët e Jugosllavisë. Foto: Facebook

Bataveljic tha se ai filloi klubin e fansave në vitin 2005, jo vetëm për të përkujtuar legjendaren Fica por edhe për të mbajtur gjallë kujtimet e të gjitha modeleve të prodhuara në këtë fabrikë.

Fica qe modeli i parë i kësaj fabrike që filloi prodhimin më 1955 dhe përfundoi më 1985.

“Njerëzit sot nuk e imagjinojnë dot se sa shumë punë bënë punëtorët në këtë fabrikë. Kur fabrika u hap, askush nuk kishte trajnimet e duhura për këtë punë dhe gjithçka u mësua në punë e sipër,” rikujton Bataveljic.

Ai tha se i ka dhënë makinave Fica në të gjithë ish-Jugosllavinë. Për pushime, rikujton ai, njerëzit arrinin të fusnin të gjithë familjen në këtë makinë të vogël për të vajtur në plazh apo ku i kalonin pushimet.

“Ne kemi organizuar festivale për Fica dhe makina të tjera Zastava në Kragujevac për 12 vjet më rradhë dhe tani po zgjerohemi. Tani festivali quhet Balkan Fica Fest. Njerëz nga vendet e ish-Jugosllavisë vijnë në festivalet tona, por kemi vizitorë edhe nga Franca apo Zvicra,” tha Bataveljic.

Gati 1 milionë makina të modelit Fica u bënë në total, tha ai dhe kjo meriton një monument në vetvete për ndikimin që pati në kulturën dhe ekonominë e Jugosllavisë.

Klubi i tij mblodhi më shumë se 3 mijë firma në një peticion aqë kërkon që ky simbol një vendi që nuk ekziston më të përkujtohet në një shesh qyteti.

ma.me

Next Post

Rama, Meta dhe koha për plazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In