Një zarf i dyshimtë që përmbante ‘pluhur të bardhë’ u dërgua në zyrën e ish-presidentit amerikan Barack Obama. Autoritetet amerikane janë vënë në alarm pas sinjalizimeve që mbërritën nga zyra e ish-presidentit, e cila ndodhet në New York, shumë pranë banesës së Obamës.
Jashtë zyrës së Obamës janë parë shërbimet policore që po hetojnë rastin ndërkohë nuk dihet ende nëse ish-presidenti ndodhej në zyrë kur mbërriti zarfi.
Autoritetet pritet të kryejnë ekzaminimet lidhur me lëndën që ndodhej në zarf. Një ditë më parë një zarf me “pluhur të bardhë” u dërgua në banesën e Donald Trump Jr në Manhatan. Gruaja e tij u dërgua në spital si një masë paraprake por nuk u raportua asnjë problem shëndetësor për të./a.m.










