Dy dite pasi qeveria mori kontrollin e gazetës më të madhe turke “Zaman”, kjo e përditshme doli në edicionin e së dielës me një qëndrim pro qeverisë. Në numrin e sotëm përshkruhej fakti sesi presidenti Erdogan kishte marre pjesë në një ceremoni që shënonte fazen kyç për ndërtimin e urës së re të Stambollit.
Marrja e kontrollit te kësaj gazete nga ana e shtetit dhe vendosja e administratoreve nga gjykata ka rritur shqetësimin për lirinë e shtypit në Turqi që sa vjen dhe përkeqesohet. Vendimi i së premtes beri qe të ne Stamboll te nisnin protestat ku u dëgjuan thirrje te tilla si “Shtypi i lire nuk mund te heshte” dhe “Zaman” nuk mund të heshtë”. Media vendase tha se vendimi i gjykatës është lëshuar për arsye se Zaman, një gazetë e lidhur me kundërshtarin e presidentit Erdogan, Fetbullah Gylen ka mbështetur akvititetet e organizates terroriste.