• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zaloshnja: Strategjitë e Berishës me tymuese s’kanë sukses, e mbështet vetëm çereku i shqiptarëve

by Java News
09/11/2023 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Eduard Zaloshnja ka komentuar në Report Tv strategjinë e deputetëve të Sali Berishës, të cilët edhe këtë javë nuk lejuan zhvillimin e seancës plenare duke ndezur tymuese e duke mbledhur karriget pirg në foltore.  Zaloshnja thotë se kjo strategji e Berishës nuk është e suksesshme, pasi një gjë e tillë do kishte rezultate vetëm nëse ish-kryeministri do të kishte mbështetje të gjerë dhe të vazhdueshme popullore.

“Gjysma e shqiptarëve duan që komisionet hetimore të mos pengohen nga mazhoranca. Janë kundër vendimit për të mos i krijuar këto komisione. Vetëm çereku i shqiptarëve përkrahin strategjitë e opozitës. Kemi të bëjmë me një çerekun e shqiptarëve që janë edhe kundër mazhorancës edhe opozitës së Berishës që ka flamurin në këtë bllokim të parlamentit”, tha Zaloshnja.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, me gazetarin Nertil Agalliu, Zaloshnja u ndal edhe në gjetjet e sondazhit të tij për Report Tv, ku gjysma e shqiptarëve i duan komisionet hetimore, por treçereku nuk duan bllokimin e Kuvendit. Bazuar në këto shifra Zaloshnja thotë se shqiptarët nuk mendojnë se rruga për të arritur tek normalizimi i situatës në parlament është kjo me tym dhe karrige, e më të bërtitura.

Sa i takon mazhorancës, Zaloshnaj thotë se është treguar arrogante duke mos lejuar ngritjen e Komisioneve Hetimore.

“Mazhoranca është treguar shumë arrogante në bllokimin e mundësive për hetimet parlamentare që u theksua edhe në raportin e KE. Opozita në fund, komisionet dhe interpelancat ka si mjetin e vetëm për t’iu kundërvënë mazhorancës. Por duket që shqiptarët e thjeshtë, nuk mendojnë se mënyrat për të arritur deri tek normalizimi i situatës në parlament është kjo me tym dhe karrige, e më të bërtitura. Kemi gjysmën e shqiptarëve që janë kundër mazhorancës, por vetëm çereku pro rrugës që ka zgjedh Berisha. Nëse do mbetet Berisha me çerekun e shqiptarëve do mbetet në minorancë. Kjo strategji hidhen tymuese, bërtitet, tjetri përplaset në mënyrë fizike, këto lloj taktikash nuk kanë sukses nëse nuk kanë një mbështetje të gjerë popullore dhe të vazhdueshme”, u shpreh Zaloshnja.

Një koment e ka edhe për Lulzim Bashën, i cili ka zgjedhur të qëndrojë larg këtij kaosi.

“Basha pavarësisht se ka rreth 10 deputetë që e p[përkrahin. S’ka peshë as në parlament, as në elektorat. Bëj sondazhe rregullisht në Report Tv. Basha edhe në nivel të gjerë elektoral, maksimumi 100 mijë veta mund të jenë gati për të votuar për Bashën. Pesha e tij elektorale në kuvend është e vogël, mund të konsiderohet me një parti të vogël, psh si ish-LSI”, tha Zaloshnja.

Edhe seancën e 9 nëntorit, Rithemelimi e bllokoi duke krijuar kaos me ndezjen e tymueseve dhe bllokimin e foltores me karrige. Për këtë arsye, pasi kaluan në votim gjitha projektligjet, Nikolla e mbylli seancën për 20 minuta.

/f.s

Next Post
“Zëri i Amerikës” shkruan për rigjykimin e Mediut: Vendimi vetëm sa e lë të hapur shtegun, ai ka mundësi të…

Financieri i Shtabit të Përgjithshëm dëshmon në gjyqin e Mediut: Çmimet për demontimin erdhën gati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

January 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 14 Janar 2026

January 13, 2026
VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

January 13, 2026
Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

January 13, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohëshme…

January 13, 2026
Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

January 13, 2026
Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

January 13, 2026
Kur natyra flet më fort se diplomat

Kur natyra flet më fort se diplomat

January 13, 2026
113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

January 13, 2026
Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In