• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zakone të ndryshme, çfarë të (mos) bëni kur udhëtoni nëpër botë

by Java News
31/03/2016 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gabimi i Lionel Messit ka bërë xhiron e botës. Futbollisti më i famshëm në botë dhuroi këpucët e tij (gjatë një emisioni në një televizion egjiptian) për ankand dhe paratë do të shkojnë për bamirësi. Dhe nga këtu nisi një polemikë e ashpër. Po pse?

Me siguri argjentinasi nuk ka qenë në dijeni të kulturës arabe, që cilëson dhurimin e këpucëve si mungesë respekti dhe ofendim.

Pra, çfarë duhet të dini para se të udhëtoni në vende të huaja që mos të përfundoni si Messi?

Ju e dini që puthja në faqe është një përshëndetje normale dhe e thjeshtë, por në një vend tjetër të botës mund të jetë fyerje e madhe. Në kohët e sotme njerëzit udhëtojnë gjithnjë e më shumë për turizëm dhe biznes në vende të tjera, ndaj është e nevojshme që gjithmonë të merret informacion për vendin drejt të cilit po udhëtohet. Më poshtë do të lexoni zakonet në 10 vende të ndryshme, disa prej tyre bëhen për mirësjellje ndërsa të tjera janë tepër të çuditshme.

Argjentinë

Kur udhëtoni në Argjentinë duhet të keni parasysh se argjentinasit kanë një koncept të tyrin për hapësirën personale dhe njihen si njerëz që të qëndrojnë shumë afër kur të flasin. Ndonjëherë dhe mund t’ju ju prekin rrobat kur flisni. Po të tërhiqeni mbrapsht do tú duket sikur po i fyeni dhe ata menjëherë do tërhiqen për t‘ju lënë me hapësirë, thotë Cynthua Lett, konsulente e etiketës në sjellje.

Kinë

Kina është një prej atyre vendeve që ka një sërë rregullash e sjelljes që duhen pasur parasysh në mënyrë që të mos hysh në probleme. Një prej tyre është që nuk duhet përshëndetur kurrë një homolog kinez me emrin e tyre të parë. Duhet përdorur gjithnjë mbiemri i tyre dhe titulli. Duhet pasur parasysh që emrat e tyre shkruhen gjithnjë me mbiemër para.

Dubai

E premtja është një ditë lutjesh dhe për myslimanët në vendet e Lindjes së Mesme është ditë pushimi, ndaj nëse doni të udhëtoni për punë nuk duhet të planifikoni takime ose konferenca në këtë ditë. Gjithashtu, kini parasysh se gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët nuk hanë ose pinë nga lindja e diellit në perëndim, ndaj s’duhet ta bëni as ju në publik një gjë të tillë.

Japoni

Në Japoni nuk ekziston në punë një e premte ku ju mund të visheni në formë më praktike se ditët e tjera. Veshjet e punës duhet të jenë jashtëzakonisht shumë konservatore. Femrat nuk duhet të veshin kurrë pantallona dhe taka të larta, në mënyrë që të mos bëhen më të gjata se meshkujt. Gjithashtu, të frysh hundët në publik në Japoni konsiderohet një gafë shumë e rëndë.

Gjithashtu nëse jeni për punë në Japoni, refuzoni ceremonitë apo takim pune nëse jeni i ftohur apo me grip. Askush nuk do t’iu bëjë elozhe që u treguat i përgjegjshëm apo për sakrificën. Madje e kundërta, do ju qëndrojnë larg.

Brazil

shenja brazil

Sa herë që hyn dikush në shtëpinë e dikujt në Europë apo SHBA zakonisht pyetja e parë që ju dëgjoni është nëse dëshironi diçka për të pirë? Por kjo nuk ndodh në Brazil! Atje, kudo që të të shkoni pyetja e para do të jetë nëse dëshironi të bëni një dush? Kjo mund t’ju duket pak e çuditshme në fillim, pasi është haptazi një propozim intim. Por duke marrë parasysh temperaturat tepër të larta, brazilianët e kanë të domosdoshëm propozimin për një dush të ftohtë.

Gjithashtu nëse bën shenjën “ok” me gishta si në foto, në Brazil do të merret si fyerje. Ky gjest është i barabartë atje me shenjën e gishtit të mesit që bëjmë ne.

Francë

Përgjithësisht amerikanët kanë reputacionin se janë tejet miqësore, edhe në takimet e punës. Sigurisht nuk lënë mënjanë prekjet fizike. Por, francezët nuk janë kështu. Ju do fitoni më shumë respekt nëse dukeni të përmbajtur. Francezët zakonisht e barazojnë mungesën e rezervimit dhe qëndrimin miqësor me mungesën e sinqeritetit.

Greqi

Mos ngatërroni fjalët për jo dhe po. Gjuha greke shprehet shumë me gjeste dhe nëse shihni një vendas teksa flet mund të ngatërroheni. “Jo” është kërcitja e gjuhës e shoqëruar me vetullat e ngritura. Ndërsa për “po” vendasit anojnë kokën poshtë e më pas anash. Është  shumë e thjeshtë të ngatërrohen dy fjalët, por nëse i vini re me kujdes mund të mësoni shumë shpejt ti dalloni.

Indi

India, njësoj si Kina është një prej atyre vendeve ku duhet pasur shumë kujdes me sjelljen, edhe nëse udhëtoni si turist, edhe nëse udhëtoni për punë atje. Nëse pa dashje i shkelni apo prekni këmbën dikujt kërkoni falje me njëherë. Indianët e konsiderojnë këmbën të papastër ndaj prekja e këmbës së dikujt është një fyerje shumë e rëndë. Nëse ju ftojnë për darkë përgatituni të lini këpucët jashtë derës.

Por në Indi bëni kujdes edhe kur ushqehuni. Jemi mësuar që kur jemi të ftuar te dikush e mbarojmë të gjithë pjatën e ushqimit për të lënë të kuptojmë se na pëlqeu ushqimi, por nëse e bëni në Indi, kjo merret si shenjë që ju ende nuk jeni ngopur. Kështu që tregohuni pak të zgjuar, lini diçka në pjatë.

Rusi

Në Rusi, normat e mirësjelljes kanë lidhje me pijen. Nëse jeni në Rusi nuk duhet të refuzoni kurrë kur ju ofrojnë për të pirë. Rusët i bëjnë shpesh darkat e biznesit shoqëruar me një dozë të konsiderueshme vodke dhe refuzimi i një gote është fyerje për mikpritjen e tyre. Kjo ndodh para se të diskutohet për biznes, ndaj kini kujdes me sasinë e alkolit që konsumoni.

Arabia Saudite

Arabia Saudite gjithashtu futet në vendet problematike, për sa i përket respektimit të rregullave lokale e normave kulturore. Nëse jeni femër dhe udhëtoni në Arabinë Saudite duhet të keni parasysh se nuk duhet t’i zgjasni kurrë dorën një biznesmeni mashkull, nëse ai s’e zgjat vetë dorën i pari. Myslimanët e devotshëm nuk i prekin femrat që nuk i kanë të familjes.

Tirana Observer

Next Post

Një vështrim brenda UB-110, nëndetësja gjermane e Luftës I Botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

March 15, 2026
Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

March 15, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

March 15, 2026
Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

March 15, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Statutet e partive si letër higjenike

March 15, 2026
FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

March 15, 2026
Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

March 15, 2026
Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

March 15, 2026
Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

March 15, 2026
Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In