Policia greke ka kapur 700 kilogramë marijuanë, origjina e së cilës ishte nga Shqipëria. Janë arrestuar pesë persona, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.
Droga kishte kaluar me gomone nga Shqipëria në Patras e më pas në ishullin Zakinthos, ku u kap nga policia.
d.i.