Ishulli i Zakynthos në Greqi, njihet për shumë grekë si “Ishulli i të Vërbërbve”. Skema shumë e njohur, mund t’i shërbejë si udhërrëfyes i eurokratëve, për të kuptuar nëse Greqia meriton ose jo një plan tjetër shpëtimit.
Rreth 700 nga 35 mijë banorët, janë vetëdeklaruar të vërber, për të përfituar një pension mbi 350 euro në muaj. Një politikan dhe një okulist mendohet se janë në krye të zinxhirit të mashtrimit, megjithëse dokumentet që iu dorëzuan autoriteteve, mbajnë firmën e një urologu.
Skema që funksionojë për shumë vite u mbyll në vitin 2011, pasi një prej të vërberve u pa të drejtonte qetësisht Porshin e tij.
Mes përfituesve të pagesës mujore, që i kushtonte qeverisë greke, miliona euro ishte një taksist dhe një parukiere sipas medias lokale.
Epiqendra e dinakërisë ishin dy komunitetet e Kalipodos dhe Kipselit, disa minuta me makinë, larg Zakinthos, ku ndodhen jahtet e oligarkëve rusë dhe yjeve të hollivudit.
Askush nuk qëndroi në burg për skemën mashtruese të përfitimit në zakinthos. Ata që u zbuluan, u detyruan t’i shlyejnë kompensimet e marra dhe kjo vazhdon ende. Por nuk janë vetëm “të vërbërit” përfituesë, disa vite më parë rreth 40 mijë vajza të pamartuara të punonjesve civile të vdekur, merrnin 550 milionë euro në vit.