Pasi ka kaluar disa vite intensive në muzikë, këngëtarja Zaimina Vasjari, në prag të 30 vjetorit, ka menduar të vendosë baza të sigurta për të ardhmen.
Pas diplomimit në degën e Arkitekturës, ajo sapo ka inauguruar biznesin e saj të ri, një dyqan me fustane eventesh. Ndryshe nga koleget e saj këngëtare që këtë verë e kanë kaluar me koncerte të shumta, Zaimina po qëndron në Tiranë duke iu dedikuar tërësisht biznesit. Ajo ka nisur një fushatë serioze intensive, duke ftuar në bashkëpunim mikeshat e saj më të ngushta VIP, të cilat po reklamojnë fustanet e saj. Kjo është hera e parë që Zaimina zbulon emrat e vajzave të njohura me të cilat ajo ka shoqëri, mes të cilave: Rezarta Shkurta, Anjeza Branka, Françeska Jaçe, Kristin Prengaj etj. Rrallëherë ndodh që një femër e njohur të bëjë imazh të biznesit të saj personazhe të njohura, pasi në përgjithsi vajzat VIP karakterizohen nga egoizmi, shkruan ‘Panorama Plus’. Kjo strategji e Zaiminës po funksionon pasi nuk janë të paktë vizitorët në faqen zyrtare të dyqanit. /r.a