Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë vizitës në Prishtinë, Zaev do të takojë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, dhe presidentin Hashim Thaçi.
Kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë, përgatiti Express. (b.an)