• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zaev propozon zgjedhje në mes të muajit Qershor

by A R
10/05/2020 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maqedonia e Veriut tashmë dy muaj funksionon në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të epidemisë korona, tre muaj është pa Kuvend dhe katër muaj me qeveri teknike, për të cilën arsye lideri i partisë në pushtet LSDM, Zoran Zaev, konsideron se është koha për mbajtjen e zgjedhjeve të caktuara parlamentare për në muajin Prill, më pas të anuluara.

Si arsye theksoi se janë të nevojshme institucione funksionale, Qeveri dhe Kuvend, para valës së dytë eventuale të infeksionit, në vjeshtë, për arsye ekonomike dhe demokratike.

“Qëndrim i përbashkët i koalicionit është që shfrytëzohet momenti i lehtësimit të virusit korona dhe stabilizimi i pandemisë dhe të votohet në mes të muajit Qershor. Motivon fakti që misioni i ODIHR paralajmëron se mund të organizojë dhe të dërgojë mbikëqyrës.” 

Zaev me këtë propozim të do të marrë pjesë në takimin e liderëve te presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, të martën, në emër jo vetëm të partisë së tij por edhe gjithë koalicionit që graviton rreth LSDM-së, me emër të përbashkët “Mundemi”.

Opozita është e përmbajtur rreth datës së zgjedhjeve, gjë për të cilën para fillimit të krizës korona insistonte të mos anulohet. Nënkryetari Aleksandar Nikolovski këtyre ditëve e përsëriti qëndrimin se për partinë më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve.

“VMRO-DPMNE do të kërkojë zgjedhje në atë moment kur do të jemi të sigurtë se asnjë person në votime nuk do të sëmuret nga virusi korona. Kjo është thelbësore për ne, sepse ne nuk kemi nevojë për pushtet në qoftë se në zgjedhje në cilat e kemi fituar pushtetin infektohen me qindra persona dhe mos dhashtë Zoti të vdesin dhjetëra persona.” 

Para disa ditëve edhe nga ana e BDI-së shprehën qëndrimin se partia ka dy kushte para se të pajtohet për organizimin e zgjedhjeve.

“Së pari Komisioni për sëmundje ngjitëse të thotë se procesi i tillë nuk do ta rrezikojë shëndetin e qytetarëve dhe e dyta OSBE/ODIHR të konstatojë se mund t’i ndjekë zgjedhjet.” 

Në lidhje me mbikëqyrjen ndërkombëtare të procesit zgjedhor, për të cilin ish-kryeministri Zaev e propozon datën 14 Qershor, ai shtoi se është i motivuar nga paralajmërimi i ODIHR se për këtë periudhë mund të organizojë dhe të dërgojë mbikëqyrës në Maqedoninë e Veriut.

Next Post
Trump thotë se ka bërë testin për koronavirusin

Obama akuzon presidentin për reagimin, Trump: Virusi do të zhduket pa vaksinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon: Një vend që furnizon Iranin me armë ushtarake do të tarifohet menjëherë me 50% për të gjitha mallrat

Trump kërcënon: Një vend që furnizon Iranin me armë ushtarake do të tarifohet menjëherë me 50% për të gjitha mallrat

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In