• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zaev konfirmon: Në Qeveri do jenë partitë shqiptare

by Java News
17/05/2017 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov ia ka dorëzuar mandatin për formimin e Qeverisë së re, liderit të Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev, pasi ka marrë, siç tha, garancitë e kërkuara për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit.

“Janë tejkaluar të gjitha pengesat për dhënien e mandatit. Sot po i qasemi përmbushjes së nenit 84 alineja 1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja e cila ka shumicën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ka propozuar zotin Zoran Zaev që të jetë kandidat të cilit do t’i ndahet mandati për formimin e Qeverisë së Maqedonisë”, tha Ivanov.

Ndërkohë Zoran Zaev, i cili kryeson me shumicën parlamentare të përbërë nga partia që e drejton, LSDM-ja dhe partitë politike shqiptare, ka theksuar se në emrin e shumicës parlamentare, ashtu siç ka premtuar edhe përpara qytetarëve edhe Presidentit të shtetit, këtij të fundit i ka dorëzuar një letër si garanci se “zotohet për mbrojtjen e unitetit, sovraniteti, pavarësisë dhe multietnicitetit të shtetit”, shkruan rel.

“Garantojmë respektimin e rendit aktual kushtetues, por dhe mbrojtjes territoriale të Republikës së Maqedonisë. Garantojmë mbrojtjen e interesave shtetërore”, ka theksuar Zaev, menjëherë pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë.

Zaev ka thënë se “asnjë dokument, platformë, deklaratë, akt ose veprim që do të ishte kundër të lartpërmendurave nuk mund të jetë kusht për formimin e Qeverisë”.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, pasi ka dalë nga Presidenca para gazetarëve është zotuar se si mandatar dhe kryeministër i ardhshëm do të angazhohet që Qeveria e ardhshme reformuese, do të ndërtojë një Maqedoni unitare, qytetare dhe evropiane.

“Të gjitha forcat do t’i orientojmë për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Të sigurojmë kushtet për jetë kualitative për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë me mirëkuptim të ndërsjellë”.

“Respektimin e multietnicitetit në shtet dhe marrëveshjen kornizë. Në këtë mënyrë do t’i hapim perspektivat e vërteta për të ardhmen e qytetarëve si dhe perspektivat për një Maqedoni moderne dhe euroatlantike”, ka theksuar Zoran Zaev.

Lideri social-demorkat tha se menjëherë do të fillojë bisedimet me të gjitha partitë politike shqiptare, Bashkimin Demokratik për Integrim, Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen Besa për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë.

“Dëshiroj që të gjitha këto parti, Bashkimi Demokratik për integrim, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme”, ka thënë Zaev duke nënvizuar se do të angazhohet që Qeveria e ardhshme të formohet në një afat edhe më të shkurtër se që është përcaktuar me Kushtetutë prej 20 ditësh.

“Nuk do të presim afat 20 ditor, menjëherë do të fillojmë bisedimet me partitë që i kanë dhënë 67 nënshkrimet për mandatin dhe do të mundohemi që në afat prej më pak se 10 ditëve ta formojmë kabinetin qeveritar dhe ta dorëzojmë propozimin në Kuvend”, është shprehur Zaev pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë.

Ai njëherësh ka nënvizuar se shpreson që qeveria e ardhshme të formohet para 1 qershorit që me kohë të shfuqizoj testimin ekstern për nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme ashtu siç ka premtuar, përgatiti Rel. (b.an)

Next Post
Personat e kësaj shenje nuk ngopen në shtrat…

STUDIMI/ Mësoni se cila është shenja që “përcakton” se a jeni të lumtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In