• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zaev: Jam befasuar që Pendarovski ndryshoi qëndrim për Ballkanin e Hapur

by A R
16/12/2021 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Është e pakuptueshme se pse dikush do të ishte kundër miqësisë me fqinjët, kundër përafrimit të të rinjve dhe popujve të Ballkanit Perëndimor dhe kundër shkëmbimit më të lehtë ekonomik ndërmjet vendeve të rajonit”.

Kështu e nisi reagimin e tij, kryeministri në ikje, Zoran Zaev për TV21 ndaj deklaratës së djeshme të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski ku tha se është kundër Ballkanit të Hapur derisa në të nuk marrin pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Pamë në të kaluarën se çfarë do të thotë Ballkani i mbyllur dhe për këtë është i paarsyeshëm çdo deklarim kundër Ballkanit të Hapur. Veçanërisht i i pakuptueshëm kur një reagim i tillë negativ vjen nga njeriu i parë i shtetit, i cili duhej të ishte i pari në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Në Maqedoninë e Veriut presidenti i shtetit nuk ka asnjë lloj ingerence në pjesën e lehtësimit të procedurave doganore, në pjesën e futjes së One Stop Shop kalimeve për kalim të shpejtë të kufijve, në pjesën e njohjes së lejeve për punë dhe diplomave. Nga këtu, edhe pse nuk i arsyetoj kundërshtimet ndaj Ballkanit të Hapur nga ana e Pendarovskit, nuk jam i shqetësuar, sepse jam i bindur se institucionet me përkushtim do të punojnë në sigurimin e përfitimeve nga kjo iniciativë për qytetarët, po aq siç jam i bindur se shumica e madhe e popujve të shteteve tona janë PËR miqësinë tonë dhe miqësinë e mirë, PËR zhvillim të shpejtë të bashkëpunimit të ndërsjellët ekonomik dhe PËR heqjen e shpejtë të të gjitha pengesave të cilat kanë dalë nga kufijtë. Unë jam i befasuar që Pendarovski ka ndryshuar qëndrimet për këtë iniciativë para se gjithash ekonomike, por nuk do jem i befasuar kur sërish do të hamendësohet që të japë mbështetje në periudhën e ardhme në interes të qytetarëve, shtetit dhe rajonit”, tha Zaev në përgjigje, transmeton TV21.

Ndërkaq Pendarovski gjatë vizitës së tij në Prishtinë, i pyetur për Ballkanin e Hapur, deklaroi:

“Kur u paraqit propozimi i parë në vitin 2019, unë isha presidenti i parë që deklarova rezerva për iniciativën (Ballkani i hapur). Pse? Sepse konsiderova se nëse ajo iniciativë do të ishte përpjekje për restaurim të ndonjë Jugosllavie, unë jam kundër. E dyta – nëse kjo iniciativë është alternativë apo kompensim i aspiratave evropiane apo kompensim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, unë jam kundër. Nga të gjithë pjesëmarrësit në të, përfshirë edhe kryeministrin tonë, Zoran Zaev, mora garanci se ideja e tyre nuk është e tillë. Kjo ishte në momentin kur u lansua iniciativa. Sot, e them atë që e përsëris me të gjithë bashkëfolësit e mi ndërkombëtar në dy vitet e fundit se kjo iniciativë ka mangësi që në fillimet e saj, sepse në vend se të marrin pjesë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, marrin pjesë vetëm gjysma. Dhe, qëndrimi im edhe më tej do të jetë – se derisa nuk kjo iniciativë nuk i përfshinë të gjithë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, nuk do të jetë e suksesshme. E fundit – qëndrimi im dhe i kreut shtetëror të Maqedonisë së Veriut është se “Ballkani i Hapur”, me pretendimin që të përfshijë gjashtë shtetet e rajonit, mund të jetë vetëm një mjet, vetëm një nga instrumentet për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ekonomik, tregtar dhe politik dhe “Ballkani i hapur”, ashtu e kemi trajtuar dhe ashtu do ta trajtojmë, mund të jetë vetëm pjesë e Procesit të Berlinit, të jetë një aspekt i Procesit të Berlinit, sepse Procesi i Berlinit, sipas bindjeve të mija të thella, është një iniciativë që ka institucione, ka resurse”, tha Pendarovski, transmeton TV21.

/a.r

Next Post
“Do digjem në shesh me fëmijët e nusen e djalit”, nëna e Skënder Krasniqit kërkon drejtësi

“Do digjem në shesh me fëmijët e nusen e djalit”, nëna e Skënder Krasniqit kërkon drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In