• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zaev i quan Ramën dhe Vuçiç vëllezër: “Ballkani i Hapur” nuk është zëvëndësues i BE-së

by A R
21/12/2021 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samiti i Tiranës për “Open Balkan” është i fundit për Zoran Zaev si kryeministër. Ai tha gjatë konferencës për shtyp se kjo është dita e tij e fundit si kreu i qeverisë së RMV. Zaev u shpreh se së bashku me dy homologët e tij, të cilët i konsideron miq dhe vëllezër, kanë nxjerrë në pah faktin se Ballkani i Hapur është proces autentik gjithëpërfshirës që ka nisur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Po ashtu, Zaev i bëri ftesë vendeve të tjera që nuk janë bërë ende pjesë e nismës.

“Kjo është dita ime e fundit në detyrë si kryeministër i RMV. Nder që marr pjesë drejtpërdrejtë dhe kontribuoj në zbatimin e misionit fisnik të Ballkanit të Hapur si nismë. Qysh prej fillimit të nismë, unë dhe kolegët e mi, miqtë dhe vëllezërit e mi, Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama kemi nxjerrë në pah faktin që Ballkani i Hapur është një proces autentik gjithëpërfshirës që ka nisur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia dhe është i hapur për të gjitha vendet e rajonit. Të gjitha vendet që kanë mbetur në rajon kanë një ftesë të hapur, të qartë dhe të pa ekuivok për t’u bërë pjesë.

Ne lidhemi me qëllimin e qartë që njerëzit tanë të ndjejnë përfitime të drejtpërdrejta ekonomike nga ato që lehtësojmë këtu. Kjo shënon dhe hapa të mëtejshëm për evropianizimin e vendeve tona dhe zbatimin e këtyre praktikave në vendet tona sepse jemi Evropë. Kur Vuçiçi dhe Rama së bashku me mua, skicuam vizionin e Ballkanit të Hapur ramë dakord që të mos lejojmë mbizotërimin e euroskepticizmit në vendet tona për shkak të dështimit të politikave evropian. Vlerat dhe idealet europiane do të jenë gjithmonë më të mëdha, gjithmonë e më tërheqëse se sa administrata evropiane. Ballkani i Hapur është një kontribut i vlerave dhe idealeve të BE-së. Ne kemi për detyrë të ndërmarrim nisma që evropianizojnë rajonin dhe sjellin një jetë më të mirë dhe më evropiane për vendet tona. Për kaq kohë kemi theksuar që Ballkani i Hapur nuk është zëvendësues i BE, por lehtësues i idesë europiane në Ballkan. Ballkani është Evropë dhe asgjë më pak se kaq”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev u shpreh ndër të tjera se marrëveshja për qasjen e lirë në tregun e punës janë mbështetur në parimin e BE-së.

/a.r

Next Post
LIVE! Berisha thyen sërish perimetrin, hyn në selinë e Partisë Demokratike

LIVE! Berisha thyen sërish perimetrin, hyn në selinë e Partisë Demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In