Një ditë më parë, përfaqësuesi i përhershëm rus në Bashkimin Europian u bëri ftesë dy vendeve ballkanike, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që të bëhen pjesë e Bashkimit Ekonomik Euroazian, duke thënë se dy vendet do të gjejnë mirëkuptim nga EEU. Kjo ftesë erdhi vetëm një javë pas vendimit të Këshillit Europian për të mos çelur negociatat me dy vendet.
Për këtë ka reaguar
I pyetur mbrëmë rreth kësaj ftese nga gazetarët, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev u përgjigj: “Ne as nuk e morëm atë thirrje, as nuk na shkon ndërmend. Nuk ka ftesë të tillë dhe shpresoj të mos vijë”.
Ndërkaq, kryeministri Rama ende nuk e ka komentuar këtë ftesë, por kujtojmë se të martën që kaloi, PS depozitoi në Kuvend një projekt rezolutë ku kërkohet një ligj dhe mekanizma për mbrojtjen nga ndërhyrja ruse në zgjedhje, dezinformimit dhe financimet ndaj partive politike.
Bashkimi Ekonomik Euroazian është një bashkim ekonomik i shteteve të vendosura në Azinë Qendrore dhe Veriore dhe Evropën Lindore. Traktati për Bashkimin Ekonomik Euroazian u nënshkrua në 29 maj 2014 nga drejtuesit e Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë, dhe hyri në fuqi më 1 Janar 2015.











