Për shkak të një defekti në kabinën private “Bruci” ku janë djegur automatet, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Unazës së Re dhe një pjesë e Yzberishtit.
“Brigadat e OSHEE vijojne intensivisht punen per riparimin e defektit ne kabinen private prane Yzberishtit. Avaria ne kete kabine shkaktoi probleme me fiderin tension i mesem”, njofton OSHEE.
Mësohet se gjatë punimeve për riparimin e rrjetit ka pësuar dëmtime një punonjës i OSHEE, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Aktualisht po behën manovrimet përkatëse për rikthim të shpejtë të furnizimit me energji elektrike”, njofton OSHEE.
g.kosovari