Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka pozuar krah këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës.
Në llogarinë e saj në “Twitter”, Kim shkruan se e ka uruar qytetaren më të re të Shqipërisë, pasi Dua ditën e djeshme mori pasaportën shqiptare.
Më tej ambasadorja nuk ka nguruar të shprehë dhe emocionet për koncertin i cili do të mbahet mbrëmjen e sotme nga Dua me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
“E lumtur për të uruar qytetaren më të re të Shqipërisë dhe e emocionuar për koncertin e Dua Lipës sonte për të festuar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”, shkruan Yuri Kim.
/e.d
Zonja Kim, Na dergo edhe ndonjë foto duke pirë juve kafe bashkë me Sali Berishën dhe Arben Krajën.
Amanet Sali Berishen, si monument kulture me dedikimin “MBROHET NGA USA AMBASADORE Juri Kim”.
Pa konsiderate fare, opo fare gare për ju, zonja ambasadore Kim, për pozicionin negativ për mbrojtien e shumë të koruptuarit Sali Berisha (sipas departamentit të shtetit)