Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka postuar së fundmi në rrjetet sociale disa foto nga vizita e saj në zonën e Apolonisë në Fier.
Diplomatja amerikane shkruan se ka mbetur e mahnitur nga ky vend arkeologjik, ku ka gjetur me qindar turistë të huaj.
“Përshëndetje nga Apollonia , një nga vendet më mahnitëse arkeologjike në Shqipëri. Isha së bashku me disa miq vizitorë atje (ata janë nga Britania dhe janë ekspertë të Romës klasike dhe artit bizantin) për të mësuar më shumë për historinë e pasur të Shqipërisë: ilire, romake, bizantine etj. Më vjen mirë të shoh kaq shumë vizitorë, duke përfshirë edhe amerikanë të tjerë”, shkuan Yuri Kim.
/a.r