• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Yuri Kim, ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë emërohet në krye të kompanisë amerikane të gazit…

by Os De
30/09/2025 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një karriere të gjatë në shërbimin diplomatik amerikan të cilës i dha fund disa ditë më parë duke u larguar nga pozicioni që mbante në Departamentin e Shtetit, ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka nisur një kapitull të ri profesional, por këtë herë në sektorin privat, atë të energjisë. Ajo është emëruar në një rol të lartë drejtues në ExxonMobil, kompania më e madhe amerikane në fushën e naftës dhe gazit, dhe një nga korporatat më të fuqishme në rang global. Me seli në Teksas, ExxonMobil është kompania e shtatë më e madhe për nga të ardhurat në SHBA, dhe e 13-ta më e madhe në botë. 

Kompania në fjalë ka në pronësi dy termocentralet e famshme në qytetin e Vlorës, që u morën me qira nga shteti shqiptar për prodhimin e energjisë, dhe nuk u vunë asnjëherë në punë. Anijet TEC vijojnë të qëndrojnë në Portin e Vlorës. 

Marrëveshja për sjelljen e tyre në Shqipëri u krye pikërisht gjatë kohës që Kim kryente misionin e saj diplomatik në Tiranë. 

Vetë Kim do të shkruante asokohe, në një postim të ambasadës amerikane në Tiranë: “Është një nder të jem pjesë e nënshkrimit të sotëm të Memorandumit të Mirëkuptimit, kulminacioni i vizionit dhe punës së palodhur nga një numër njerëzish anembanë globit. Dua të përgëzoj ExxonMobil, Excelerate Energy dhe Ministren Balluku dhe të gjithë ekipin e saj për realizimin e një ëndrre strategjike dhe të frytshme për të cilën kemi punuar së bashku për më shumë se një vit tani. Nënshkrimi i sotëm i Memorandumit të Mirëkuptimit është inovativ”! 

Ish-ambasadorja Yuri Kim e ka njoftuar emërimin në pozicionin e ri drejtues në llogarinë e saj në rrjetin social X. 

ExxonMobil ka një shtrirje të gjerë në disa shtete ku ushtron aktivitetin në fushën e gazit natyror. 

Yuri Kim shërbeu si Ambasadore e SHBA në Shqipëri nga viti 2020 deri në vitin 2023, duke qenë një nga zërat më të fortë në mbështetje të reformës në drejtësi, forcimit të institucioneve demokratike dhe afrim të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve. 

Largimi i saj nga diplomacia dhe zgjedhja për t’u angazhuar në një kompani të kësaj përmase sinjalizon një rrugëtim të ri profesional, por pa u larguar nga fushat me ndikim global. 

Interesant është fakti se ExxonMobil ka prezencë edhe në Shqipëri, më konkretisht në Vlorë, pikërisht tek anijet e ardhura nga Bangladeshi të cilat u sollën për të prodhuar energji elektrike, por asnjëherë nuk u vunë në punë. 

Prania e ExxonMobil në Shqipëri
ExxonMobil është i përfshirë në rinovimin e Termocentralit (TEC) të Vlorës në Shqipëri dhe në zhvillimin e një terminali të ri importi të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Vlorë. Në mars të vitit 2021, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis qeverisë shqiptare, ExxonMobil dhe Excelerate Energy, e cila përfshin konvertimin e TEC-it ekzistues për të funksionuar me LNG, ndërtimin e një terminali të ri LNG dhe transformimin e Vlorës në një qendër rajonale të shpërndarjes së gazit. Termocentrali ekzistues i Vlorës nuk kishte prodhuar kurrë energji për shkak të problemeve operacionale dhe projekti synon të ofrojë një zgjidhje të besueshme energjetike për Shqipërinë dhe rajonin e gjerë të Ballkanit duke diversifikuar burimet e energjisë dhe duke rritur sigurinë energjetike. 

Anijet TEC në Vlorë
Kriza e energjisë që nisi nga fundi i verës 2021 arriti kulmin në vitin 2022 duke ekspozuar Shqipërinë ndaj çmimeve të larta në importe. KESH vendosi që të merrte me qira gjenerues termikë energjie dhe në finale pas zhvillimit të procedurave konkurruese u siguruan dy gjenerues termikë lundrues. 

Anijet janë të vendosura në Triport të Vlorës. Këto të fundit do të prodhonin energji përmes naftës sipas nevojës. Kapaciteti i dy njësive është 110 MW. 

Në një skenar për situatën energjetike gjatë 2023 të dhënat zyrtare tregonin se prodhimi i energjisë nga këto njësi do të kushtonte 165 milionë euro. 

Gjeneruesit parashikohej të prodhonin 884 GWh me një kosto prodhimi prej 185 euro/MWh diçka që nuk u materializua asnjëherë. 

Vlera e gjeneruesve termikë vlerësohej 15 milionë euro teksa qiraja për një periudhë 2 vjeçare llogaritej në 46 milionë dollarë. 

Çfarë dihet për Exxon Mobil Corporation
Exxon Mobil Corporation është një korporatë amerikane shumëkombëshe e naftës dhe gazit, me seli në Spring, Teksas, një periferi e qytetit Houston. Ajo u themelua si pasardhësja më e madhe direkte e kompanisë Standard Oil të John D. Rockefeller. 

Kompania moderne u formua në vitin 1999, pas bashkimit të Exxon dhe Mobil, dy pasardhëse të drejtpërdrejta të Standard Oil, konglomeratit legjendar të themeluar nga John D. Rockefeller në fund të shekullit XIX. 

Sot, ExxonMobil operon globalisht në të gjitha segmentet e industrisë së energjisë, përfshirë: 

Kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit natyror. 

Rafinimin dhe shpërndarjen e karburanteve dhe produkteve petrokimike. 

Zhvillimin e teknologjive të qëndrueshme, përfshirë investime në energjinë e pastër dhe kapjen e karbonit. 

ExxonMobil është një nga kompanitë më të mëdha në botë për nga të ardhurat, dhe për një periudhë të gjatë ka qenë edhe ndër kompanitë publike më të vlefshme në bursë. Ajo është e pranishme në dhjetëra vende dhe luan një rol të rëndësishëm në tregjet globale të energjisë. 

Pavarësisht ndikimit të saj ekonomik dhe teknologjik, kompania ka qenë shpesh në qendër të kritikave për efektin e saj në mjedis dhe për rolin në debatin mbi ndryshimet klimatike. 

 

Next Post
Gjendet i vdekur ambasadori i këtij vendi në Francë, dyshohet se ra nga kati i 22-të i hotelit

Gjendet i vdekur ambasadori i këtij vendi në Francë, dyshohet se ra nga kati i 22-të i hotelit

Comments 1

  1. Leka says:
    3 months ago

    Peshqeshin per dy karakatinat qe po rrine ne vlore dhe nuk prodhojne energji na i paska ngec Juri Kim.Pagon miliona te kompania e Jurit shqiptari fukara dhe qeveria ka kryer korrupsion te paster duke harxhuar kot parat e buxhetit te shtetit . Harram

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohet vendimi, paga shpërblim për efektivët e Gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë

Ndryshime në qeveri/ Ministria e Mbrojtjes me një zv.ministër të ri, Rama firmos emërimin

December 19, 2025
Tjetërsonte pronat në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë për përfitime personale/ Arrestohet në Kosovë ish-ministri

Tjetërsonte pronat në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë për përfitime personale/ Arrestohet në Kosovë ish-ministri

December 19, 2025
Shitja e kukullave seksuale/ Refuzohet nga gjykata franceze pezullimi i faqes zyrtare të Shein! Vendoset verifikimi i moshës 

Shitja e kukullave seksuale/ Refuzohet nga gjykata franceze pezullimi i faqes zyrtare të Shein! Vendoset verifikimi i moshës 

December 19, 2025
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

December 19, 2025
VIDEO/ Acarohet Bardhi te “Mandatet”, i thotë Peleshit: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?! Cakto datën! Turp.. Berisha publikon pamjet

VIDEO/ Acarohet Bardhi te “Mandatet”, i thotë Peleshit: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?! Cakto datën! Turp.. Berisha publikon pamjet

December 19, 2025
Deputeti Korreshi “kthen” Kryeministrinë në USB: Mbyllja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, zvarritje që të..

Deputeti Korreshi “kthen” Kryeministrinë në USB: Mbyllja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, zvarritje që të..

December 19, 2025
VIDEO/Fermerët në protestë para shtëpisë së Macron! Lakra, goma, kamionë me baltë dhe një arkivol para banesës së presidentit…

VIDEO/Fermerët në protestë para shtëpisë së Macron! Lakra, goma, kamionë me baltë dhe një arkivol para banesës së presidentit…

December 19, 2025
Kryebashkiaku i Shkodrës në SPAK,  lë pas dy orësh ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Kryebashkiaku i Shkodrës në SPAK, lë pas dy orësh ambientet e Prokurorisë së Posaçme

December 19, 2025
VIDEO-Pamjet e shtëpisë së Big Brother VIP/ Arjan Curri, Shpat Kasapi dhe Arbenita banorë? E zbulon moderatori

Big Brother VIP 5, ja banori i parë/Moderatori e konfirmon, heq kollaren në mbyllje të emisionit e thotë: Shihemi në shtëpi!

December 19, 2025
Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur/ Osmani: Një vendim historik

Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur/ Osmani: Një vendim historik

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In