• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Yuri Kim e qartë: ODIHR vërejtën se zgjedhjet ishin të rregullta dhe përgëzuan autoritetet. SHBA uroi Ramën për fitoren e opozitën për fushatën!

by Java News
18/05/2021 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i është referuar raportit paraprak të ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, kur tha se në 25 Prill u vunë re raste të shit/blerjes së votave dhe fenomene të tjera, për të cilat thotë se nuk duhet të ekzistojnë më në zgjedhjet e ardhshme.

Duke iu referuar këtyre rasteve, ambasadorja Kim tha se SPAK dhe autoritetet kompetente duhet t’i marrin seriozisht denoncimet për krimet zgjedhore dhe të hetojnë të gjitha këto ngjarje.

Ambasadorja Kim është shprehur se Uashingtoni uroi Kryeministrin Rama për fitoren, por njëkohësisht edhe Partinë Demokratike për fushatën e fortë që zhvilloi.

Me përjashtim të disa problemeve, ambasadorja Kim deklaroi se në përgjithësi zgjedhjet ishin të mira.

Pjesë nga intervista në “Opinion”: 

Blendi Fevziu: Ka dy qëndrime të ndryshme ndaj rezultatit të zgjedhjeve. Partia Socialiste deklaroi fitoren. Partia Demokratike deklaroi fitoren vonë ditën e zgjedhjeve, por ditën tjetër thanë se ishin zgjedhjet më të këqija në historinë e Shqipërisë pas vitit 1990. Ku qëndron e vërteta midis këtyre dy qëndrimeve, sipas jush?

Ambasadorja Kim: Do e referoja cilindo tek raporti paraprak i ODIHR. Mendoj se ata janë ekspertët e vërtetë dhe pikëpamjet aty janë shumë të rëndësishme për t’u shënuar dhe për t’u marrë seriozisht.

Blendi Fevziu: Dhe kur do ta kemi raportin përfundimtar të ODIHR?

Ambasadorja Kim: Nuk e di. Duhet të pyesni ata.

Blendi Fevziu: Normalisht, është ODIHR që certifikon zgjedhjet, por kemi probleme të brendshme, sepse të gjithë e dinë që shitja ose blerja e votës, një proces i dyanshëm, jo vetëm blerja, është një fenomen në Shqipëri. A keni parë shenja të këtij fenomeni dhe çfarë mendoni për këtë?

Ambasadorja Kim: Është një problem që ishte në raportin paraprak të ODIHR, përveç disa aktiviteteve të tjera që shpresojmë se do të eliminohen nga zgjedhjet në Shqipëri. Dhe mendoj se kjo do të ndodhë, por siç e përmenda më herët, tani ka dy gjëra që duhet të ndodhin. Së pari, janë paraqitur një numër ankimesh në SPAK, tek prokurorët dhe ligjzbatuesit. Ata duhet t’i marrin këto seriozisht dhe t’i hetojnë të gjitha këto raste dhe…

Blendi Fevziu: …kanë filluar shumë raste…

Ambasadorja Kim: …kanë filluar shumë raste dhe unë e ndjek nga shumë afër këtë. Me sa kuptoj, deri tani, janë paraqitur 143 ankime dhe nga këto, 54 janë regjistruar sepse hetuesit vendosin cilat kanë meritë dhe cilat jo; cilat duhen hetuar nga SPAK dhe cilat nga prokuroritë e rretheve, bazuar në kompetencat e tyre. Me sa kuptoj, tani janë 37 çështje duke u hetuar në mënyrë aktive. I presim rezultatet e këtyre. Siç e dini, KQZ po shikon ankimet që janë dorëzuar, pra ka një proces.

Blendi Fevziu: Thatë që kishte disa probleme të vogla, të cilat, sipas jush, problemet e zgjedhjeve?

Ambasadorja Kim: E dini, ju referoj tek raporti i ODIHR. Ju e dini po aq mirë sa unë se çfarë thotë ai raport.

Blendi Fevziu: Problemi tjetër është që shumica e njerëzve nga opozita thonë se shumica ndryshoi rregullat e lojës gjatë lojës. I referohen marrëveshjes së 5 Qershorit, në parlament, dhe në Korrik, çka ndryshoi koalicionet dhe të tjera. A ishte…?

Ambasadorja Kim: Mendoj se…

Blendi Fevziu: Keni bërë një deklaratë për këtë …

Ambasadorja Kim: Mendoj se kam folur qartë për këtë. Mendoj se mënyra në të cilën u arrit 5 Qershori duhet të kishte qenë modeli për të gjitha ndryshimet. Në të njëjtën kohë, parlamenti ka kompetencat e tij. Po e lë me kaq.

Blendi Fevziu: Ambasadore Kim, PD tani kërkon një hetim të plotë dhe, nga ana tjetër, po kërkojnë përsëritjen e votimit në 9 zona. Çfarë mendoni për këtë?

Ambasadorja Kim: Mendoj se ka një proces të ngritur. Pra, KQZ duhet të hetojë dhe të marrë disa vendime. Dhe, mendoj se kushdo ka të drejtën të paraqesë ankimime tek prokurorët dhe tek KQZ, nëse kanë prova për këtë.

Blendi Fevziu: Të gjithë duan opinionin tuaj për zgjedhjet e 25 Prillit. Çfarë mendoni për zgjedhjet?

Ambasadorja Kim: Mendoj që ODIHR, që janë vërtet ekspertët për zgjedhjet, kanë nxjerrë gjetjet e tyre fillestare dhe ne i kemi mbajtur shënim. Për shembull, ata vërejnë që zgjedhjet ishin të rregullta dhe përgëzuan autoritetet për administrimin e zgjedhjeve shumë mirë.

Megjithatë, vërejtën edhe disa probleme dhe pritshmëria jonë, si SHBA, është që ato probleme do të trajtohen, por për pjesën më të madhe, siç e patë në deklaratën që nxorëm nga Uashingtoni, përgëzuam popullin shqiptar për zgjedhje të mira, uruam Kryeministrin Rama për fitoren. Po ashtu, uruam edhe partinë e opozitës për zhvillimin e një fushate shumë të fortë. Prandaj mendoj që në tërësi, jemi të kënaqur me mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet.

Blendi Fevziu: Po, ishte një fushatë shumë konkurruese, por ishte i njëjti rezultat, pak a shumë për shumicën, si në vitin 2017 dhe ka shumë komente lidhur me problemet në zgjedhje. Sigurisht, ODIHR ka nxjerrë një raport paraprak, por nuk kemi ende raportin përfundimtar. Ju e keni ndjekur nga shumë afër procesin dhe ditën e zgjedhjeve. Cili është opinioni juaj personal për zgjedhjet?

Ambasadorja Kim: Mendoj se nuk është me vend të ofroj një mendim personal për çka pashë. Gjithë ç’mund të them është se në mendimin tim, dita ishte e karakterizuar nga shpresa. Lidhur me aspektet teknike, ka dy gjëra që duhet të ndodhin: së pari…

Blendi Fevziu: Keni qenë në vende të ndryshme ditën e zgjedhjeve…

Ambasadorja Kim: Isha kudo në vend…

Blendi Fevziu: …kudo në vend?

Ambasadorja Kim: Po, siç e dini, kishim rreth 25 ekipe nga ambasada dhe ishim nga Shkodra në Sarandë, kudo…

Blendi Fevziu: …25 ekipe nga Ambasada Amerikane?

Ambasadorja Kim: Vetëm nga Ambasada Amerikane…

Blendi Fevziu: …me amerikanë dhe shqiptarë?

Ambasadorja Kim: Saktë. Saktë. Kishim dikë që ishte amerikan dhe secili nga këta shoqërohej nga dikush me shqipe të rrjedhshme që të kuptonim sa më mirë që mundej për çka shikonim dhe dëgjonim. Pra, kishim të gjithë këta në gjithë vendin dhe, siç e dini, komuniteti ndërkombëtar kishte qindra të tjerë. Dhe kjo sigurisht përfshin ekspertët e ODIHR. Ndaj, mendoj se kishim një vështrim goxha të mirë mbi situatën ditën e zgjedhjeve por edhe më pas.

Blendi Fevziu: Keni mbuluar thuajse të gjithë Shqipërinë me 25 grupe nga Ambasada Amerikane dhe të tjerët nga…

Ambasadorja Kim: …saktë, kombinuar me cilindo tjetër që ishte këtu në ditën e zgjedhjeve, por edhe përpara ditës së zgjedhjeve, ditën e zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, gjatë numërimit. Vazhdojmë ta ndjekim nga shumë afër dhe, deri tani mirë.

Next Post
Imami “rrënon” Bashën: E pëlqejnë vetëm 18%. Po e ngordh PD-në duke i shërbyer Ramës

Arben Imami nuk i ndahet Bashës: I ka shitur vendet e listave të kandidatëve për deputet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

January 18, 2026
Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

January 18, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

January 18, 2026
Pas përleshjeve vdekjeprurëse, Trump njofton armëpushim mes Tajlandës e Kamboxhias

Si do të funksionojë Bordi i Paqes së Trump, Bloomberg: 1 mld $ për anëtarësi të përhershme

January 18, 2026
Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In