Valentina Dallari, një personazh i njohur në Itali, i ka shprehur një dëshirë “Babagjyshit”. Ajo ka kërkuar si dhuratë për Krishtlindje, largimin e Matteo Salvinit nga Italia.
“Kam një kërkesë që mund të jetë në favor të njerëzimit dhe popullit italian, a mund të bësh që Salvini të emigrojë jashtë Italisë? Por larg, shumë larg, të lutem”, shkruan ajo.
Ish-zv/kryeministri i është përgjigjur direkt. “Një përqafim Valentina, nëse është kjo kërkesa jote për Babagjyshin, kam frikë se nuk do të plotësohet.
Mund t’i kërkoje më mirë Babagjyshit tru, meqë nuk ke”, thotë Salvini në reagimin e tij.
Ky i fundit është një ndër personazhet më provokues në Itali dhe shpeshherë është përfshirë në debate me sportistë e artistë.
g.kosovari