Për të gjithë ata që nuk e dinë, Ylli Shehu nuk është ish-futbollisti i njohur i Partizanit dhe Kombëtares, por një deputet i Partisë Republikane në parlamentin aktual. I cili që nga dita e enjte do të bëjë pjesë në grupin e LSI.
Ikja e Shehut ndodhi pa zhurmë, ashtu si edhe për një tjetër koleg të partisë së tij pas zgjedhjeve të vitit 2013, i cili gjithashtu kali në oborrin e Metës. E gjitha kjo ndodhi ndërsa Ben Blushi formulonte akuzat e tij të helmëta për Edi Ramën, në një seancë ku rëndom flet opozita dhe dëgjon pozita.
Për ta “banalizuar” disi situatën, ardhja e Shehut dhe ikja e Blushit nga shumica, e lenë të pandryshuar raportin shifror mes palëve në Kuvend.
Redaksia Online
(JavaNews.al)









