• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ylli me nxënësit e gjimnazit të ndërtimit: Edukimi për rregullat e punës, që në bankat e shkollës

by A R
21/10/2016 13:03
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadrin e aktiviteteve që po bën Inspektoriati Shtetëror i Punës në prag të Javës Europiane për shëndetin dhe sigurinë në pune Drejtori i këtij Inspektoriati, z.Dritan Ylli zhvilloi një vizitë në shkollën e mesme të ndërtimit “Karl Gega”.

Drejtori Inspektoriatit Dritan Ylli, zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit e kësaj shkolle për kulturës e sigurisë në vendet e punës në tërësi, duke u ndalur vecanërisht tek sektori i ndërtimit, si një ndër sektorët më me risk për sigurinë e punonjësve.  Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, Ylli u shpreh se është shumë e rëndësishme që edukimi dhe informimi për rregullat e punës, për të garantuar një mjedis pune të sigurtë për jetën e punonjësve, duhet të fillojë që nga bankat e shkollës. Duke vazhduar më tej, ai theksoi se një punonjës i kualifikuar, ka një rol shumë të rëndësishëm në sistemin e sigurisë në një ndërmarrje, apo kantier ndërtimi.  Sektori i ndërtimit, por jo vetëm, ka nevojë për më shumë punonjës të informuar që të ruajnë jetën dhe shëndetin e tyre në vendet e punës. Ndaj, ne presim, nga ju nxënësit e kësaj shkolle, që nesër të sillni një kulturë të re të ndërgjegjësimit që të bëheni qytetarë të denjë në marrëdhënie të punës, në mënyrë që të mos pranoni pa pasur kushte pune, që garantojnë jetën dhe shëndetin tuaj.

Drejtori i Inspektoriatit tha gjithashtu se krijimi i vëndeve të sigurta dhe të shëndetshme të punës ndikojnë në mirëqënien dhe të drejtën për një punë të denjë të punëmarrësve.

Strategjia e re e sigurisë dhe shëndetit në punë do të përfshije konceptet ne lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë dhe në tekstet shkollore. Kjo është parashikuar që këto koncepte të jenë pjesë e mësimdhënies si në tekstet e tetë vjecares, gjimnazit, ndërsa shkolla profesionale do t’i ketë më të zhvilluara këto tekste.  Kështu do të krijohet një kulturë ndërgjegjësimi për të drejtat qe ka një punëmarres.

Ndërkaq përpara nxënësve të shkollës, u prezantua edhe manuali i vlerësimit të riskut. “Inspektoriati Punes dhe Sherbimeve Sociale e ka hedhur ne web site, ne faqen zyrtare, manualin e vleresimit te riskut I cili është projektuar për punëdhënësit, menaxherët e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe për inspektorët e punës në mënyrë që punëdhënësit dhe menaxherët të dinë se si kryhet një vlerësim risku në vëndin e punës dhe inspektorët të dinë se cfarë duhet të kontrollojnë në drejtim të tij”, tha drejtuesi i Inspektoriatit.

Ndërkaq Kryetari i Bordit Drejtues të Shkollës së mesme të ndërtimit “Karl Gega” , sipërmarrësi Avenir Kika, vlerësoi shumë bashkëpunimin me inspektoriatin e punës, vecanërisht në rritjen e informimit dhe sensibilizimit për masat dhe rregulloret që duhen ndërmarrë për të rritur sigurinë e jetës së punonjësve./a.m.

 

Next Post
Lind në moshën 62 vjeçare

Lind në moshën 62 vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In