Ylli Manjani, juristi i njohur, ka folur lidhur me vendimin e Grupit Parlamentar të PS-së për imunitetin e Belinda Ballukut, për të cilin ka sinjalizuar se në seancën plenare do të votojë kundër. Manjani tha se ky vendim është marrë pas disa kritikave që Kryeministri Edi Rama ka nisur për drejtësinë.
“Qoftë dhe kufij patjetër që po. Kemi frikë ta pranojmë këtë gjë. Çfarë do të thotë kjo gjë?
Nëqoftëse në Shqipëri ekziston problemi i arrestimeve pa kriter, imuniteti është një nga pikat. Nuk e ka bërë PS-ja këtë gjë, edhe unë jam kritik me PS. PS-ja sot duhet të thoshte që arresti me burg është gabim dhe duhet të thoshte se nuk duhet arrestuar në mënyrë abuzive. A ka këtë kompetencë Kuvendi? Po, e ka. Tani PS ka zgjedhur këtë qasje.
Vjen para dy ditësh, parlamenti çek nuk e ka dhënë imunitetin për kryeministrin çek. Janë vend i BE-së. Rama, në këndvështrimin tim, ka dashur të krijojë një miks të këtyre arsyeve. Ka disa kohë që është bërë kritik me drejtësinë. Nuk është fundi i botës që u ndalua imuniteti. Edhe kam qenë dhe te Berisha kundër.” – tha Manjani.






![Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike](https://javanews.al/wp-content/uploads/2026/03/Erbil-Irak-120x86.png)




