• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

by Ardit Rada
05/03/2021 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli Manjani ka reaguar pas denoncimit të Monika Kryemadhit për korrupsionin e disa ministrave të LSI-së kur ishin në Qeverinë e përbashkët me PS, për çështjen e inceneratorëve.

Reagimi i Manjanit

Një sqarim:

Nuk kam dashur, ende nuk dua që të përfshihem në këtë fushatë zgjedhore. Aq më pak në praktinën e denoncimeve penale palët i bëjnë njëra-tjetrës. Jo në fushata elektorale, por në asnjë rast nuk jam përkrahës i kallëzimeve penale që bëjnë partitë dhe politikanët. Por temë tjetër kjo.

Dje gjatë gjithë ditës miq të mi, të njohur e të pa njohur më kërkonin informacion mbi qëndrimet e Ministrisë së Drejtësisë në raport me inceneratorin e Tiranës, qëndrime të cilat u parashtruan publikisht dhe në Opinion nga zonja Monika Kryemadhi.

Siç përmenda, kisha vendosur të mos përfshihesha në këtë debat me natyrë elektorale, por meqë jam cituar përgjatë debatit në studion e Fevzos ku lindën disa paqartësi, si dhe në respekt të atyre që kërkojnë që të sqaroj pozicionin tim, po e sqaroj këtu si vijon:

1-Ministri i Drejtësisë është zyrtar kyç, i mandatuar nga ligji për të kontribuar në procesin ligjhartues e vendimmarrës të qeverisë. Shkresat që janë ekspozuar në këtë rast janë rutinë për kohën që unë e kam kryer atë detyrë. Pra të tilla reagime mund të gjenden plot. Duhet të them se në kryerjen e kësaj detyre kam patur edhe mbështetjen zyrtare të Kryeministrit, përveç mandatit politik që kisha nga kryetari i LSI.

Të dy veç e veç më kërkuan të ushtroj kontroll të rreptë mbi proçesin vendimmarrës në qeveri. Tjetër gjë se si kjo porosi u harrua disi rrugës nga ata, por e kam kryer me shumë rigorizitet këtë detyrë ligjore deri në fund.

2-Ato shkresa, pra reagimet zyrtare të Ministrit të Drejtësisë, në thelbin e tyre i sugjerojnë Ministrit të Mjedisit “HAP GARËN”. Bindja ime ka qenë dhe mbetet se çdo shërbim publik duhet të blihet me garë. Këtë bindje e kam shprehur zyrtarisht gjithmonë, në çdo okazion zyrtar pavarsisht se kush ishte ministri apo zyrtari tjetër. Në këtë rast, fakti që ia kemi thënë edhe një ministri të LSI tregon qëndrimin tim parimor mbi çështjen.

3-Duhet të them se LSI në atë kohë adaptoi edhe një qëndrim publik disi kundër koncensioneve. Madje bashkë me një koleg tjetër përgatitëm dhe një projekt ligj për të ndërhyrë në ligjin e koncensioneve, por kjo nismë u harrua. Pra në kuptimin politik, qëndrimi im ishte krejt në përputhje edhe me qëndrimin e adaptuar të LSI për këtë temë.

4-Sa i takon mbledhjes së qeverisë, nuk kam në memorien time personale ndonjë gjë specifike në lidhje me çështjen, por mund tu them me bindje, siç kam denoncuar edhe më parë, se në asnjë proçesverbal të qeverisë nuk do gjeni kush ishte pro e kush kundër një projektvendimi. Arsyeja është se Kryeministri NUK PRANON VOTIMIN në mbledhje.

Më duhet të them, se mua nuk ma ka ndërprerë fjalën asnjëherë, por votimin nuk e ka lejuar. Kjo është arsyeja që nuk e gjeni dot votën e asnjë ministri.

5- Pavarësisht qëndrimeve të ministrave, qeveria ligjërisht është institucion politik dhe solidarisht përgjegjës në çdo kuptim. Këtë parim e kam shkruar vetë me dorën time në ligjin e Këshillit të Ministrave dhe i qëndroj edhe sot e kësaj dite. Pra, ministrat nuk mund të thonë që “unë s’isha dakord” dhe për pasojë nuk jemi përgjegjës. Absolutisht jo!

Ndaj gjithmonë kam ftuar partitë pjestare të një koalicioni të marrin përgjegjësitë politike dhe jo të anatemojnë apo miklojnë çështje e persona.

Këta të fundit janë të shkarkueshëm, por nuk mund të jenë përgjegjës për vendimet kolektive, janë apo jo dakord me to.

6- Për çështjen e inceneratorëve, përgjegjësia duhet kërkuar kohë më parë sesa ky rast. Duhet parë mirë momenti kur u vendos incenerimi/djegia e strategjisë që u bë me BE, sipas të cilës Shqipëria do nxiste RICIKLIMIN dhe JO INCENERIMIN. Këtu filloi problemi dhe rruga e gabuar.

Edhe njëherë, nuk dua për asnjë shkak e asnjë rrethanë që ky sqarim të merret si mbështetje apo goditje ndaj njërës po tjetrës palë.

Sa më sipër është e vërteta e pastër që kam përjetuar unë./a.p

Next Post
Deputeti i PS-së humb nënën nga Covid, mesazhi i tij prekës

Pas Vasilika Hysit, një tjetër deputet i PS-së njofton largimin nga politika/ Baraj: Le t'i krijojmë hapësira afrimeve të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga dalin anekdotat e PD për marrëdhënien Rama-Trump?

February 20, 2026
Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

February 20, 2026
Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

February 20, 2026
Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

February 20, 2026
Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

February 20, 2026
Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

February 20, 2026
Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

February 20, 2026
U shpërndanë me ujë nga policia, protestuesit lënë Kryeministrinë dhe mbërrijnë te Parlamenti

U shpërndanë me ujë nga policia, protestuesit lënë Kryeministrinë dhe mbërrijnë te Parlamenti

February 20, 2026
“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

February 20, 2026
Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In