Ishim mirë këto vite vetëm me informacionin që jepnim e merrnim në Facebook. Veç zyrave të krimit ekonomik u zgjeruam edhe me portalet antikorrupsion, që qeveria i hapi andej- këndej në ministri e institucione. Më tej shtuam edhe bilbilfryesat në radhët tona. Por s’mjaftoi. Shpikja e Qytetarit digital, ishte gjetja që turbulloi gjithçka në skenën e krimit ekonomiko-polik. Informacioni korruptiv rridhte lumë, por mungonin specialistët e pavarur. IMSI Catcher punonte ilegalisht…
Së fundi, votuam edhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Sërish rezultati vonoi. Drejtësia ishte e shtrembëruar. Duhej ndryshim…
Reforma u votua me konsensus.
Vjen FBI
Nga kjo javë në Shqipëri vinë “djemtë nga Arkansasi”. Vjen FBI. E kërkuam dhe e votuam. Nuk donim të merrnim e jepnim informacion vetëm në Facebook? Informacioni do ti jepet taze edhe FBI-së amerikane. Është aleati ynë strategjik.
Pastaj, nuk është e panjohur kjo punë për ne. Ky është zanati ynë tradicional e i kahershëm. Fillimisht gojë më gojë. Pastaj syrin te vrima çelësit. Pastaj veshin në derë. Më pas me letra te “gështenja me zgavër”, me bashkëpunëtorë… dhe e fundit është skuadra FBI-së midis nesh.
Mirëserdhët boys!
Këtu, ka punë për sot e për nesër.
Uroj të mos zini të dashura shqiptare, e të harroni pse keni ardhur. Shokët tuaj që erdhën vite më parë nën emrin ICITAP etj, sot janë të martuar. I doni emrat ?
Ju priftë e mbara!