Mesfushori i Chelsea, John Obi Mikel, mendon që atmosfera në klub është përmirësuar prej largimit të Jose Mourinhos. Mourinho u shkarkua nga drejtimi i Chelseat dy javë më parë, për shkak të rezultateve të dobëta, ndonëse vetëm një sezon më parë e kishte shpallur kampion, skuadrën londineze.
Sipas mesfushorit nigerian, largimi i ‘The Special One’, ka ndikuar që të përmirësohet edhe gjendja në klub, transmeton KosovaPress. “Gjithçka ka ndryshuar në skuadër, prej ndërrimit të trajnerit”, ka thënë Mikel. “Tani gjithçka po shkon mirë, vetëm rezultatet po na mungojnë”. “Jose është një njeri dhe trajner fantastik, por ndonjëherë futbolli di të bëhet shumë i çuditshëm dhe duhet shikuar përpara”, deklaroi reprezentuesi nigerian.