Nga Katie Price dhe Paris Hilton e deri te Helen Flenegan dhe Aleks Reed të gjithë kanë provuar të këndojnë, por thjesht kanë dështuar.
Duhet t’u jepet mirënjohje këtyre yjeve, pasi ata janë ambiciozë kur bëhet fjalë për përhapjen e pikëpamjeve dhe talenteve të tyre në të gjitha kategoritë, por nganjëherë më mirë është t’u lihet muzika profesionistëve.
Kur kohë më parë është zbuluar se Kim Kardashian dëshiron sërish të merret me muzikë, kemi gjetur një listë të yjeve të cilët kanë dështuar në lansimin e karrierave të tyre muzikore.
Kim para ca vitesh kishte botuar këngën me titull “Jam” dhe tani sipas disa burimeve po përgatit album të ri.
Po ndjek orët e muzikës, por edhe orë për kompozimin e këngëve dhe me ndihmën e burrit të saj reper, shpreson për sukses.
Por ajo duhet të ketë në mendje se shumë yje të tjerë kanë provuar dhe kanë dështuar, prandaj më mirë është të vazhdoj të provokojë me trupin e saj lakuriq.
Ish-i dashuri i modeles britanike Katie Price, Piter Andre, ka pasur ndikim të madh në të, kështu që ajo kishte vendosur të ndjekë hapat e tij dhe të lansojë karrierën muzikore.
Ajo kishte nxjerrë në treg këngën “Free To Love Again” më 2010, por me pak sukses, edhe pse emri i saj kishte arritur në medie.
Më 2012, “luftëtari profesionist”, Alex Reed kishte 5 minutat e famës së tij. Kënga e tij “Stardust” në stilin “dance”, kishte një spot interesant, por ai nuk ka mundur të depërtojë si këngëtar.
Edhe pse kishte në ndihmë të madhin Michael Jackson, aktori Eddie Murphy thjeshtë nuk kishte arritur të depërtojë me këngën e tij debutuese “Party All The Time”, më 1985.
Për fatin e saj të keq, publiku nuk është i shurdhër. Paris Hilton më 2006 kishte nxjerrë në treg këngën me videospot “Stars Are Blind” dhe ajo kishte arritur të jetë në top 5 në disa shtete, por jo në vende të rëndësishme, prandaj ka hequr dorë nga muzika.
Edhe Helen Flanagan kishte dështuar plotësisht të depërtonte me këngën e saj debutuese “Gorgeous Babe” më 2013.