Një zyrtar i lartë i Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit në Kinën Veriperëndimore ftoi dhe mirëpriti të huajt të vizitojnë rajonin për ta zbuluar të pare nga afër mbi zhvillimet pozitive ne kete rajon.
Të dhënat zyrtare tregojne se popullsia e pakicave kombëtare përfshi atë ujgure u rrit vazhdimisht në periudhën 2010-2018. Popullsia ujgure u rrit me mbi dy milion në 12.7 milionë në rajon, me një normë rritjeje prej më shumë se 25 për qind. Ndërkohë, popullsia e përgjithshme në rajonin e Xinjiang-ut u rrit rreth 14 për qind.
“Ne i mirëpresim të huajt nga të gjitha sferat e jetës, përfshi zyrtarë përkatës të administratës së re të ShBA-së, të vizitojnë Xinjiang-un dhe ta shohin vetë gjendjen konkretisht në mënyrë që të shmangen mashtrimet nga trillimet e Pompeo-s,” tha në një konferencë shtypi në Pekin nënkryetari i Departamentit të Publicitetit i Komitetit Rajonal të Xinjiang-ut të PKK-së, Xu Guixiang.
Xu tha se ndërmarrjet e Xinjiang-ut kanë hapësirë të madhe për tregti të jashtme dhe shumë partnerë .
“Ne do t’i ndihmojmë vazhdimisht këto ndërmarrje të zbulojnë tregje në zhvillim jashtë shtetit, t’i bëjmë ato më të forta dhe më të mëdha dhe të sigurojmë produkte me cilësi të lartë dhe të përballueshme në tregun ndërkombëtar.”
Të drejtat politike, të drejtat ekonomike, të drejtat shoqërore dhe liria e besimit fetar të njerëzve të të gjitha pakicave kombëtare nuk kanë qenë kurrë kaq të mbrojtura si tani. Nuk ka asnjë problem “shkeljeje të të drejtave të njeriut”, tha Elijan Anayat, zëdhënësi i Zyrës së Informacionit të Qeverisë Popullore të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit në të njëjtën konferencën e shtypit.
Ai tha se politikanët dhe forcat anti-kineze në disa vende po bëjnë “një vesh shurdh e një sy qorr” ndaj zhvillimit dhe përparimit të të drejtave të njeriut në Xinjiang, po përpiqen ta tërheqin Xinjiang-un përsëri në të kaluarën kur shpesh ndodhnin incidente të dhunshme dhe terroriste .
Deri në tetor 2019, të gjithë kursantët që kishin ndjekur kurse në gjuhën e përbashkët të vendit, njohuritë juridike, aftësitë profesionale, së bashku me arsimin për ekstremizimin, u diplomuan, tha Anayat.
“Me ndihmën e qeverisë, ata kanë arritur një punësim të qëndrueshëm dhe kanë përmirësuar cilësinë e tyre të jetës. Ata tani po bëjnë jetë normale.