• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Xi zhvillon bisedime telefonike me kryeministrin britanik

by A R
24/08/2024 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të premten pasdite, presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi me ftesë një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Keir Starmer.

Në fillim Xi e uroi Starmer-in për marrjen e detyrës së kryeministrit britanik. Ai vuri në dukje se tani situata ndërkombëtare është e ndërlikuar dhe Kina e Britania, si dy vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe ekonomi kryesore të botës, duhet t’i trajtojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe me një vizion afatgjatë e strategjik, duhet të mbajnë statusin e partneritetit, të forcojnë dialogun e bashkëpunimin dhe të krijojnë përfitime për të dy vendet dhe për mbarë botën mbi bazën e marrëdhënieve kino-birtanike të qëndrueshme e me leverdi të ndërsjellë. Kina bën përpjekje për të nxitur zhvillimin e vet e rilindjen kombëtare dhe ndjek rrugën e zhvillimit paqësor, theksoi Xi, duke shprehur shpresën se pala britanike do ta shikojë Kinën në mënyrë objektive e racionale. Plenumi i Tretë i Komitetit Qendror të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës bëri plane strategjike për të thelluar më tej reformat dhe për të promovuar modernizimin e stilit kinez. Kina do të përshpejtojë zhvillimin e forcave të reja prodhuese dhe do të promovojë industrializimin e tipit të ri, gjë që do të ofrojë më shumë mundësi për vendet e mbarë botës, përfshirë Britaninë. Kina është e gatshme të zhvillojë dialog të barabartë me Britaninë mbi bazën e respektit të ndërsjellë, të forcojë mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë, të forcojë ndërlidhjen e strategjive të zhvillimit, të zgjerojë bashkëpunimin në fushën financiare, të ekonomisë së gjelbër, inteligjencës artificiale etj., dhe të thellojë shkëmbimet kulturore, duke e bërë përfitimin e ndërsjellë motivin kryesor të marrëdhënieve kino-britanike.

Nga ana e tij, Keir Starmer shprehu përgëzime për rezultatet e shkëlqyera të sportistëve kinezë në Lojërat Olimpike të Parisit. Ai u shpreh se zhvillimi i marrëdhënieve të ngushta midis Britanisë dhe Kinës përputhet me interesat e të dy palëve. Të dyja vendet duhet të forcojnë bashkëpunimin në fushat ekonomiko-tregtare, financiare, arsimore, të energjisë së pastër, të shëndetësisë e mjekësisë etj., në favor të nxitjes së zhvillimit të tyre dhe të përballimit të përbashkët të sfidave globale, si ndryshimi i klimës. Pala britanike shpreson të forcojë kontaktet e dialogun në nivele të ndryshme me palën kineze, duke nxitur bashkëpunimin konkret e shkëmbimet institucionale dhe duke zhvilluar marrëdhënie afatgjata, të qëndrueshme e strategjike britaniko-kineze në frymën e respektit të ndërsjellë. Pala britanike është e gatshme të ruajë komunikimin me palën kineze për problemet e mëdha ndërkombëtare e rajonale dhe të japë kontribut për të ruajtur sigurinë e qëndrueshmërinë e botës. “Dua të theksoj se qëndrimi i Britanisë ndaj parimit të ‘një Kine’ nuk ka ndryshuar,” theksoi Starmer-i.

Xi vuri në dukje se pala kineze i kushton rëndësi të madhe gatishmërisë së palës britaknike për forcimin e dialogut dhe dëshiron  të ruajë shkëmbimet në nivele të ndryshme me palën britanike për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të të dy vendeve dhe për të bërë përpjekje të përbashkëta për të nxitur paqen e zhvillimin e botës.

Next Post
“Tronditet Ballkani, shefi i CIA ‘gjuhë force’ me…”, avokati Ngjela bën deklaratën “bombë”: Diçka e madhe po vlon në Kosovë

“Tronditet Ballkani, shefi i CIA ‘gjuhë force’ me…”, avokati Ngjela bën deklaratën "bombë": Diçka e madhe po vlon në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Europa nuk ka më kohë!” Draghi dhe Letta apel BE-së për veprime konkrete

“Europa nuk ka më kohë!” Draghi dhe Letta apel BE-së për veprime konkrete

February 13, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

February 13, 2026
Demokrati e pyet: “Pse nuk dorëzon stafetën doktor?”/ Berisha i përgjigjet: Nuk kam ndërmend të lë…

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, reagon Berisha: Ka vetëm një zgjidhje, pafajësia, ndjesa dhe rikthimi në shtëpi

February 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In