• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Xi: Sjellja e përfitimeve për njerëzit është parimi themelor i qeverisjes

by A R
16/10/2022 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti kinez dhe lideri i Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping theksoi objektivin e Partisë për përtëritjen e kombit kinez dhe angazhimin për paqen e zhvillimin e botës në kongresin kombëtar të Partisë që filloi të dielën në Pekin.

Sjellja e përfitimeve për njerëzit është parimi themelor i qeverisjes, tha Xi.
“Ne duhet të sigurojmë dhe përmirësojmë mirëqenien e njerëzve gjatë ndjekjes së rrugës së zhvillimit dhe të inkurajojmë të gjithë të punojnë më shumë së bashku për të përmbushur aspiratat e popullit për një jetë më të mirë”, tha Xi.

“Ne do të promovojmë barazinë e mundësive, do të rrisim të ardhurat e njerëzve me të ardhura të ulëta e do të zgjerojmë madhësinë e shtresës së mesme të popullsisë. Do të vijojmë të vendosim në plan të parë zhvillimin bujqësor e rural, të konsolidojmë e zgjerojmë arritjet në zhdukjen e varfërisë dhe të forcojë themelet e sigurisë ushqimore në të gjitha aspektet”, shtoi ai

Kina do të punojë në mënyrë aktive dhe me maturi drejt synimeve të arritjes së kulmit të lëshimit të karbonit dhe asnjanësimit të karbonit, tha Xi Jinping. Kina do të përfshihet në mënyrë aktive në qeverisjen globale në përgjigje të ndryshimeve klimatike, theksoi Xi.

Xi Jinping-u theksoi modernizimin e sistemit dhe kapacitetit të sigurisë kombëtare të Kinës dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe stabilitetit shoqëror.

“Zgjidhja e çështjes së Tajvanit është një çështje e kinezëve dhe që duhet të zgjidhet nga vetë kinezët”, theksoi Xi.
“Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për ribashkimin paqësor me sinqeritetin më të madh dhe me përpjekjet maksimale, por nuk do të premtojmë kurrë që do të heqim dorë nga përdorimi i forcës dhe rezervojmë mundësinë e marrjes së të gjitha masave të nevojshme. Kjo drejtohet vetëm kundër ndërhyrjes së forcave të jashtme dhe pak separatistëve që kërkojnë ‘pavarësinë e Tajvanit’ e aktiviteteve të tyre separatiste dhe nuk synon aspak bashkatdhetarët tanë tajvanezë,” tha ai.

Sipas tij, Kina ka ngulur këmbë në synimet e politikës së jashtme të saj për paqen dhe zhvillimin e përbashkët të botës.


Xi u bëri thirrje të gjitha vendeve të çmojnë vlerat e përbashkëta të njerëzimit për paqe, zhvillim, barazi, drejtësi, demokraci dhe liri, duke nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe shkëmbimet midis popujve të ndryshëm.“Le të bashkëpunojmë për të përballuar të gjitha llojet e sfidave globale”, tha Xi.

Sipas tij, Kina mbetet e palëkundur në ndjekjen e një politike të jashtme të pavarur e paqësore. Ajo gjithmonë i përcakton qëndrimet dhe politikat e saj në bazë të fakteve e të drejtësisë dhe ka bërë përpjekje për të ruajtur normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për të mbrojtur drejtësinë dhe barazinë në arenën ndërkombëtare.

Xi theksoi po ashtu se Kina i përmbahet multilateralizmit të vërtetë dhe nxit demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, me synimin për ta bërë qeverisjen globale më të barabartë dhe më të drejtë. Kina është e vendosur në mbrojtjen e sistemit ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara në qendër, të rendit ndërkombëtar të bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe të normave bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare të mbështetura në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së.

Next Post
Rindërtohet fytyra e një gruaje që ka jetuar mbi 30 mijë vjet më parë

Rindërtohet fytyra e një gruaje që ka jetuar mbi 30 mijë vjet më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In