• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Xi Jinping: Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të kombësive është themelore

by A R
30/08/2021 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar konsolidimin e ndjenjës së bashkësisë për kombin kinez midis 56 kombësive të vendit në një konferencë të nivelit të lartë mbi çështjet e kombësive.
Konferenca qendrore mbi çështjet e kombësive, e mbajtur në Pekin të premten dhe të shtunën, ishte konferenca e pestë e këtij lloji që nga Reforma dhe Hapja e Kinës, pas atyre në vitet 1992, 1999, 2005 dhe 2014.
Duke përmbledhur përvojën e kaluar, Xi tha se duhet të bëhen përpjekje për të forcuar unitetin mes kombësive dhe për të promovuar begatinë e përbashkët midis të gjitha kombësive. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit të Kinës, duke bërë thirrje për përpjekje për të forcuar patriotizmin në gjirin e të gjitha kombësive.

Konsolidimi i ndjenjës së bashkësisë për kombin kinez është i nevojshëm për mbrojtjen e interesave themelore të të gjitha kombësive, realizimin e rilindjes kombëtare  mes kombësive të karakterizuara nga barazia, uniteti, ndihma e ndërsjellë dhe harmonia, tha kreu i shtetit i Kinës.

Xi bëri thire për risi dhe zhvillim në punën e çështjeve të kombësive, për të mbrojtur më mirë të drejtat dhe interesat e ligjshme të të gjitha kombësive. Një parim i rëndësishëm është shtimi i gjërave të përbashkëta, duke respektuar dhe toleruar dallimet, tha ai.

Të gjitha kombësitë duhet t’u japin përparësi interesave të kombit kinez dhe ndjenja e secilës kombësi duhet t’i nënshtrohet dhe t’i shërbejë ndjenjës së bashkësisë për kombin kinez, theksoi ai. Ndërkohë, interesat e veçanta të secilës kombësi duhet të trajtohen mirë në procesin e realizimit të interesave të kombit kinez në tërësi, shtoi ai.

Duhet të nxiten shkëmbimet dhe integrimi midis kombësive dhe të merren masa për të krijuar një mjedis ku banorët e kombësive të ndryshme të përfshihen nga ana e hapësirës, ekonomike, shoqërore dhe psikologjike, tha ai.

Xi theksoi rëndësinë e parandalimit të rreziqeve të mëdha që lidhen me çështjet e kombësive. Çështjet ideologjike që përfshijnë elemente të kombësive duhet të trajtohen në mënyrë aktive dhe të duhur, ndërsa nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të çrrënjosur idetë separatiste dhe ekstremiste. Ai gjithashtu bëri thirrje për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.

Next Post
Të pathënat e skuadrës së re të Lulzim Bashës

Të pathënat e skuadrës së re të Lulzim Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

February 4, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

February 4, 2026
Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

February 4, 2026
“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

February 4, 2026
Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In