Xhufi: Për 100 vjetorin një politikan i lartë na kërkonte të shkruanim se Zogu ishte demokrat, Noli bashibozuk!

I ftuar në emisionin “Arena Nga Dritan Hila” historiani Pëllumb Xhufi ka deklaruar se politika ka ndërhyrë në histori, dhe e ka deformuar atë në mënyrë të frikshme.

“Politika për fat të keq ka përdorur historinë në mënyrë të vrazhdë. Mjafton të kujtoj hartimi i tekstit të parë për klasat e 12 në vitin 1994, shtrembërime të llahtarshme, të frikshme të historisë, sidomos koha e Luftës së II Botërore, dhe periudha pas kësaj lufte. 

Dhe kjo vazhdon akoma, unë kujtoj ndërhyrjet e politikës të papranueshme, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë këtë punën e festimeve, e kremtimeve edhe në planin shkencor i mori në dorë qeveria dhe u krijua një komision që mblidhej me qeverinë, dhe aty janë thënë edhe se ku duhet të dilte ky 100 vjetor, janë dhënë edhe direktiva, hapur. 

Më tingëllon në vesh, një ditë gushti kur dikush me pozitë shumë të lartë u thoshte historianëve, shikoni se Zogu ka qenë demokrati më i madh i Ballkanit, kurse Fan Noli ka qenë bashibuzik, kurse në 1994 i njëjti person kishte thënë të kundërtën,”-tha Xhufi.

/Ora News.tv/ma.me

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com