• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Xhufi: Çfarë u tha në mbledhjen sekrete të 1973-shit kur u sëmur Enver Hoxha!

by Java News
28/06/2024 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për mbledhjen e famshme të 1973-shit, që u mbajt kur ishte sëmurë rëndë Enver Hoxha. Xhufi tregon se çfarë u fol në mbledhjen e Byrosë, për shëndetin e Hoxhës dhe për pasardhësin që do ta pasonte.

“Po ju tregoj një histori që unë e kam dëgjuar nga gojë të besueshme që në 1981-shin, për ngjarjen e 1973-shit kur u sëmur rëndë Enver Hoxha. U mblodh Byroja sepse ishte shumë keq Enver Hoxha. Në mbledhje e mori fjalën Mehmet Shehu, qe i vetmi që kishte të drejtë ta vizitonte Hoxhën, njihte dhe kartelën e tij mjekësore. Gjatë fjalës së tij Mehmet Shehu thotë: Gjendja është vërtet serioze, por ne kemi thirrur mjekët më të mirë dhe Enveri do ta kalojë këtë vështirësi. Thuhet që mbas tij e mori fjalën Beqir Balluku. Midis tyre ka pasur përplasje. Beqiri kishte marrëdhënie shumë të mira me Hysni Kapon, me Mehmetin nuk i kishte të mira. Dhe Beqiri çohet, thotë që situata me Enverin është e vështirë, por partia ka birin e dashur të saj, krahun e djathtë të shokut Enver. Kur të gjithë prisnin të thoshte Hysni Kapon, ai tha Mehmet Shehu.

Një xhentilesë që Mehmet Shehut nuk i pëlqeu, ndoshta e mori si provokim. Mbas mbledhjes ai shkoi të informojë Enver Hoxhën, në shtëpi. Ai i tregoi çfarë foli Beqir Balluku. Enveri mund të ketë krijuar përshtypjen që asokohe ishin krijuar grupazhe dhe pa ikur ai akoma po diskutohej pasardhësi. Kjo mund të ketë kushtëzuar sjelljen e tij mbasi mori veten nga 1973-shi dhe në vijim. Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë Mehmet Shehut, edhe pse ishte krahu i djathtë i tij. Mehmet Shehu ishte autoritet i padiskutueshëm. Vetëvrasja e Mehmet Shehut i dha fund sistemit në ‘81-shin, edhe Enver Hoxha nuk e mori më veten. Kështu u tërhoq zvarrë deri në 85-ën. Ramiz Alia nuk kishte ashpërsinë për të marrë vendime si Enver Hoxha dhe kështu ra sistemi.”, tha historiani në DritareTV.

Next Post
Mitsotakis e shpalli Belerin zyrtarisht kandidat për eurodeputet, nëse fiton heq dorë nga mandati si kryebashkiak i Himarës

"Nuk doja të isha eurodeputet", Mitsotakis për Belerin: Më besoni, ai do jetë në Strasburg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In