Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Pas eliminimit të Distria Krasniqit dhe Akil Gjakovës, Majlinda Kelmendi i ka sjell një lajm të mirë Kosovës.
Kampionia e Botës dhe Evropës në xhudo ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Rusi.
Ajo, në kategorinë deri në 52 kilogram, ka mposhtur izraeliten Roni Schwartz. Në gjysmëfinale pejania do të ndeshet me francezen, Anabele Euranie.









