• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhisiela i ka mërzitur të gjithë

by Astrit Patozi
02/10/2018 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Tashmë kanë folur të gjithë dhe është më e qartë për këdo se çfarë ka ndodhur. Është një tragjedi me tre akte për vajzën jetime nga një fshat i Fushë-Krujës, e cila po shërben si pasqyrë për të shquar fytyrën e deformuar të një shoqërie të përdhunuar dita-ditës në grup.

Kanë gati një javë që janë vërsulur mbi të, duke e shqyer nga të gjitha anët, në garë me njëri-tjetrin se kush të përfitojë më tepër, sa jam i sigurt se e kanë vrarë aq shumë, sa nuk e teproj po të them se Rexhepi, i vetmi që ka shkuar deri tani në burg, ngjan të jetë përdhunuesi më i vogël.

Qeveria

Xhisiela ishte star mediatik mbrëmë, kryesisht për të zezën e atyre që e kishin dërguar me pahir, apo që, në rastin më të mirë, qëndronin prapa saj, duke mbajtur frymën pas çdo fjalie që thonte.

Ata janë shumë të mërzitur me vajzën, sepse sado e vendosur që ishte për të mbrojtur dhunuesin e vet, pa iu dridhur qeiku që rrezikonte burgun, avokatia e saj e nxori më në dritë krimin e shëmtuar të “rilindasit të vogël”.

Ajo foli gjatë në fakt, por në përpjestim të drejtë me heshtjen e babait të agresorit, dhe pikërisht këtu duhet kërkuar e vërteta. Lodhen kot ata qe kërkojnë përputhje dhe mospërputhje dëshmish në procesverbalet e policisë dhe të tjerët që duan të gjejnë “heronjtë” dhe “djajtë” shtetërorë të kësaj historie të dhimbshme.

Qeveria ngjan dukshem të jetë në hall, por jo për detajet dhe personazhet, me të cilat po furnizohet pa mëshirë publiku prej disa ditësh. Të cilat as i shtojnë dhe as i heqin ndonjë gjë të madhe kësaj drame njerëzore.

Në fakt, gjëja më e rëndë këtu është fakti që një deputeti të parlamentit, pas gati dy vjetësh në atë detyrë, i mësuam emrin thjesht dhe vetëm për shkak te djalit që kishte dhunuar dhe turturuar mizorisht një vajze jetime. Dhe e gjitha kjo ndodh, pas aplikimit të ligjit të dekriminalizimit, prej vales së pare të të cilit kishin rënë “dëshmorë” shumë emra të famshëm të “Rilindjes”.

Këtë provë ulëritëse, që po përpiqeshin ta fshihnin me zor, të gjithë avokatët e qeverisë, e dekonspiroi me një fjali të vetme djali i deputetit socialist, i cili paralajmëroi se hakmarrja e tij do të binte mbi kokën e opozitës në zgjedhje, duke zbuluar kështu edhe në një farë mënyre arsyen pse babai i tij është sot deputet.

Ishte një reagim i sinqertë që buronte nga subkoshienca, i cili me siguri që i ka shqetësuar shumë shefat e “Rilindjes”, që nga strategu suprem, që shtrëngon timonin, e deri tek ndihmësat e vet që kurojnë imazhin e rrënuar të qeverisë së tij.

Opozita

Por ne prej shumë vitesh kemi një opozitë, që është aleatja më e mirë e qeverisë, edhe kur nuk do të jetë e tillë. Sepse asaj nuk i mjafton asnjëherë e vërteta, edhe kur ajo është në anën e saj, ngaqë pëpiqet t’i imponojë publikut versionin e saj për ngjarjen, edhe kur mungojnë fare faktet dhe provat.

Duke lënë mënjanë humanizmin e munguar ndaj një vajze të dhunuar dhe kujdesin që duhet të kishte për të mos e lënduar më tej një viktimë, sepse janë luks i tepërt për ambjentin e helmuar politik në Shqipëri. A ka njeri me logjikë në Shqipëri që të shpjegojë se përse duhej që bashkë me dhunuesin e vajzës të ishin patjetër edhe disa eksponentë të Partisë Socialiste? Sepse e pëjashtoj kategorikisht mundësinë që kjo mund të bëhet për ta relativizuar ngjarjen dhe për t’ia bërë më të lehtë kundërshtarit hallin.

Ndërkohë që përfshirja e djalit të deputetit socialist dhe e gjithë kronologjia për të fshehur krimin ishin të mjaftueshme për të ngritur një kauzë të fortë. Duke harruar që çdo teprim apo ekzagjerim vetëm se bën pis edhe vetë të vërtetën, për të cilën nuk ka askush dyshim në Shqipëri. Njësoj si në rastin e vëllait të Fatmir Xhafës, për të cilin mjaftonte vendimi i gjykatës italiane që ishte i dënuar për trafik droge dhe ishte krejtësisht i panevojshëm skenari i përgjimit me Babalen.

Ndaj sot ata që paguhen për të qenë opozitë janë të mërzitur me Xhisielën, jo pse nuk po qëndron variantit të parë të padisë, ndërkohë që e kuptojnë edhe zogjtë në Shqipëri që ajo është peng, por pse nuk po thotë dhe ajo si ata, se kur e rrahën bashkë me agresorin ishte edhe Taulant Balla, Gramoz Ruçi, Erion Braçe, Edi Rama, madje edhe Xhorxh Sorosi.

Por nëse e duan Edi Ramën patjetër të përfshirë në ngjarje, nuk ka nevojë ta çojnë në komisariatin e Fushë-Krujës. E kanë aty brenda që nga dita e parë, kur ka zgjedhur deputet babain e Rexhepit, e deri më sot që i shkruan tekstin e facebook-it dhe interesohet për çdo detaj të kësaj qenërie, me synimn që “Rilindja” të dalë sa më pak e cënuar nga kjo histori.

Media dhe shoqëria civile

Meqë palët ndërluftuese të politikës në Shqipëri e kanë treguar në vijimësi që nuk kanë limite në përplasjen midis tyre, nuk ishte ndonjë çudi që kujdesi, mëshira dhe empatia për viktimën të mos pritej prej tyre.

Për fat të keq, vajza e dhunuar u trajtua si kavie edhe nga shtypi apo dhe gërmadhat e shoqërisë civile, që kanë mbetur në këtë vend. Diku për ca klikime më shumë, diku e përfshirë nga tifozllëku politik, diku nga ethet e protagonizimit, për të mos shkuar më larg, fati i vajzës dhe mbi të gjitha ajo që përfaqëson drama e saj, u konsiderua si gjë pa vlerë, në raport me audiencën e një dite apo konkurrencën brenda llojit.

Mund të ketë shumë punonjës të medias dhe aktiviste të mbrojtjes së të drejtave të grave që janë mërzitur mbrëmë me Xhisielën. Disa e kanë dashur të ishte më trime, që të denonconte me kurajo dhunuesin e vet, disa më të mençur, që të mos kishte kontradikta të forta në rrëfimin e saj, disa që të mos kishte humbur 12 kg në një muaj, por një çikë më pak.

Më të dhëmbshurit prej tyre i kanë gjetur edhe zgjidhjen, të kërkojë strehim politik në një vend demokratik, a thua se Xhisiela dhe mijëra gra dhe vajza që kanë histori të ngjashme me të e dëgjojnë për herë të parë këtë opsion.

Mbrëmë isha i trishtuar, kur shikoja se si e shëtisnin vajzën nga një ekran në tjetrin dhe përfytyroja ata që kishin dhënë lejen dhe të tjerët që e shoqëronin atë edhe fizikisht. Por sot mendoj, se më mirë që Xhisiela foli, edhe pse qëllimi i atyre që ia dhanë atë mundësi ishte tjetër.

Është cinike ta thuash, por kam bindjen se drama e fortë njerëzore e një vajze të brishtë nga Fushë Kruja na shërbeu të gjithëve për të kuptuar se jemi kthyer dalëngadalë në një shoqëri që ushqen dhunën në të gjitha format e saj. Një vend që i falet dhe i përulet “të fortëve”, të cilët jo domosdoshmërisht janë të ngjashëm me “rilindasin e vogël” Rexhep.

Next Post
Conte, zëvendësuesi i parë i Mourinho nëse largohet

Conte, zëvendësuesi i parë i Mourinho nëse largohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In