Daja i prokurorit Xhevat Hana ka lëshuar një akuzë të fortë, duke thënë se nipi i tij nuk ka vdekur nga shkaqe natyrore. Katër vjet pas ndarjes nga jeta, Ahmet Çollaku, deklaron për gazetën Dita se prokurori është helmuar.
Xhevat Hana është prokurori që hetoi dosjen e Remzi Hoxhës dhe çoi në gjykatë të pandehurit për këtë çështje.
Ai hetoi edhe dosjen e abuzimeve me “Rrugën e Kombit”.
Hana jetonte në një apartament modest, ndërsa qeveria, pavarësisht kërkesës së familjes së tij, nuk dha asnjë fond për kurimin e tij.