Liverpool ka bërë një lëvizje surprizë për të marrë Xherdan Shaqirin, pas rënies së Stoke në Championship.
Sulmuesi mund të transferohet në “Anfield Road” vetëm për 15 milionë euro, sepse aq është klauzola për prishjen e kontratës së zviceranit, me gjak shqiptar, me Stoke.
Jurgen Klopp kërkon ta ketë 26-vjeçarin si një “pjesë këmbimi të vlefshme” në momentin që dikush nga treshja Firmino-Salah-Mane do të ketë nevojë për pushim.
Ai mund të luajë në të dy krahët e sulmit dhe pasi do ta monitorojë në Botëror, Liverpool do të nisë bisedimet për blerjen e futbollisti që në karrierën e tij ka luajtur edhe me Inter e Bayern Munich.
Kundërshtari kryesor i Liverpool për të marrë Shaqirin është pikërisht rivali i qyetit, Everton, që i garanton atij një fanellë si titullar, teksa shuma për të paguar është e njëjtë, 15 milionë euro, dhe Stoke nuk mund të pretendojë qoftë dhe një qindarkë më shumë për lojtarin që e bleu për 25 milionë euro dy vjet më parë.
a.ç