Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një nga fabrikat nën rrënojat e urës Morandi në Xhenova.
Zjarri ka rënë rreth orës 7.30 minuta. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarjes dhe situata sipas TgCom është nën kontroll.
Në zonë vazhdojnë ende kërkimet për trupat e pajetë. Nga shembja e urës pak ditë më parë, 38 persona kanë gjetur vdekjen.
a.ç