Gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës së Chietit Luca De Ninis ka vërtetuar arrestimin e 27-vjeçarit shqiptarit Roland Bushi, i arrestuar në 3 shtatorin e kaluar nga policia e stacionit në burgun e Chieti të Francavilla al Mare pasi goditi me thikë një grua 33-vjeçare moldave.
Ata të dy ishin njohur në rrjete sociale dhe kishin krijuar lidhje së bashku. Bushi, i marrë në pyetje në hetuesi paraprakisht tha se e ka goditur moldaven me mjet prerës për shkak se ndihej xheloz për të.
Gruaja ka pësuar 11 çarje në bark dhe është akoma e shtruar në Spitalin e Chiettit. Ngjarja ka ndodhur në Francavilla al Mare.