Afrimiteti mes Luizit dhe Jori është keqkuptuar jo pak në publik, me modelen e cila është akuzuar se po tenton të hyjë mes çiftit.
Edhe pse të dy e kanë specifikuar se janë thjesht miq, aludimet kanë vijuar. Madje, pas rifutjes së Kiarës në rrjet u përfol shumë se ajo ishte xheloze ndaj Jorit.
E këtyre zërave u ka dhënë fund moderatorja së fundmi. Ajo ka komentuar në një postim të Jorit në Instagram duke i dërguar nje zemër të kuqe, duke treguar kështu mbështetjen dhe afrimitetin me të, e duket se shoqëria do vijojë edhe jashtë.
Po ashtu, Kiara ka pëlqyer një postim në Twitter ku vajzat shfaqen bashkë duke kërcyer, e krah të cilit shkruhet se Jori gjithmonë e ka dashur Kiarën./m.j