• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Xheloz pse shkon në punë, i grisi dokumentet dhe e godet me grushta, gruaja e denoncon por pendohet

by Java News
22/08/2021 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 38-vjeçar do të përballet me drejtësinë mbas akuzave të gruas së tij e cila u përpoq dhe sakrifikoi që të sillte të ardhura në familje. Pavarësisht se D.K prej kohësh nuk është në marrëdhënie pune, ai rezultoi të jetë aq xheloz sa mbas grindjeve për orarin e punës të bashkëshortes, doli hapur dhe i kërkoi asaj të mos shkonte as ajo në punë.

Pika kulmore e sherrit arriti ditën kur gruaja mbas punës edhe pse e kishte paralajmëruar se do të drekonte me shoqet e punës dhe ai e kishte miratuar, në përfundim u kuptua që nuk e kapërdiu dot lirinë e bashkëshortes. Çifti sipas burimeve të Gazetasi.al e kishte finalizuar lidhjen mbas një marrëdhënieje dashurore të gjatë, por siç kuptohet nga hetimi i komisariatit numër gjashtë, gjithë ndjenja që ata kishin për njëri tjetrin, nuk ka mjaftuar.

“Ai vuan nga xhelozia- përmendi në polici e reja, nënë e një vajze të vogël. -Jam munduar të bëj çdo gjë sipas urdhrave por gjendja sa vjen e rëndohet”.

Nga përshkrimi që bën gruaja e dhunuar N.D, çifti jeton në një banesë private në zonën e Mëzezit.

“Punoj në një rrobaqepësi, koha ime është e llogaritur në çdo sekondë dhe minutë. Nuk iki askund pa leje dhe jam përshtatur dhe bindur. E kam kuptuar gjithë këtë kujdes dhe rregull prej tim shoqi, si një shenjë dashurie. Por kohët e fundit ai mbeti pa punë dhe dashuria e tij nuk është normale”, pretendon e reja . Ajo radhit si shenja të xhelozisë së D.K. deklarimet e saj të përditshme mbas punës, ku për të shmangur grindjen dhe konfliktet ajo i tregonte çdo gjë.

“Ditën e konfliktit, e kisha njoftuar se mbas punës, ngaqë një kolege kishte ditëlindjen ne vendosëm të drekonim dhe do të dukesha keq nëse mungoja. Por kur u ktheva në shtëpi, hapi çantën, mori prej andej dokumentin e punës me të cilin hyj në rrobaqepësi, e grisi dhe kur u mundova ta ndaloj më kapi për fyti duke më thënë:- ti nuk do shkosh më në punë!”, shprehet nëna e një fëmije.

Policia deklaron se ditën e ngjarjes përleshjen e pa edhe fëmija e vogël e çiftit si dhe dy prindërit që janë munduar ti pajtojnë. Sipas procesverbalit të këqyrjes së jashtme fizike dhe aktit të ekspertimit  mjeko ligjor  të institutit të mjekësisë ligjore rezulton sipas policisë se gruaja me inicialet N.D, nga goditja me grushta dhe sulmi fizik i bashkëshortit, kishte dëmtime shëndetësore që i kanë sjellë asaj humbje të aftësisë për punë për 9 ditë . I pyetur nga policia burri i dhunshëm tregon se nuk kishte ngritur herë tjetër dorë ndaj partneres.

“Ishte hera e parë që u grindëm dhe që e godita, humba qetësinë mbase ngaqë i ishte fikur telefoni sepse tha që nuk kishte bateri”.

Por, megjithë këtë pretendim, 38-vjeçari akuzohet për dhunë në familje edhe pse më pas gruaja denoncuese kërkoi që policia ta falte.

“Gratë tërhiqen nga denoncimet dhe ky është një fenomen shqetësues”, shtoi zyrtari i policisë së Tiranës. Disa prej tyre përdorin justifikimin e fëmijëve dhe akoma më tej se nuk ka kush i mban ose se ishin të mërzitura ndaj kallëzuan. Për këtë arsye menjëherë mbasi ato paraqiten për denoncim, të gjitha dërgohen pranë institutit , që vërteton dhunën dhe që me këtë provë vijojnë hetimet nga ana e prokurorit”.

Next Post
Makina përfundon në 15 m humnerë në Poliçan, shoferi bërtet me të madhe: Zoti më shpëtoi se isha në Teqenë e Abaz Aliut

Makina përfundon në 15 m humnerë në Poliçan, shoferi bërtet me të madhe: Zoti më shpëtoi se isha në Teqenë e Abaz Aliut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In