Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë, i shoqëruar nga punonjës të administratës. Mziu akuzohet për shpërdorim detyre dhe për shkelje të barazisë në tendera, por avokati i tij ka kërkuar në Apel lirinë e klientit të tij.
Sipas avokatit mbrojtës të Mziut, prokuroria vepron me dy standarde për një çështje, ndërsa thekson se nuk provohet se klienti i tij ka kryer vepër penale.
Kryetari i Bashkisë Kamëz akuzohet për pabarazi në tenderin e ndërtimit të rrugës Valias i Ri-Laknas.
Rreth 800 milionë lekë të reja ka qenë fondi i segmentit rrugor Valias i Ri-Laknas dhe Mziu akuzohet se ka skualifikuar ofertën më të ulët ofruar në një kompani, duke ia lënë tenderin një kompanie tjetër e cila kishte ofruar rreth 200 milionë lekë më pak sesa shumë prej 800 milionë lekë.